Kosova hyn në detyrime financiare ndaj ENTSO-E, ndahen 40 milionë euro për pagesën e borxhit
Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave, ka ndarë 40 milionë euro për Operatorin e Sistemit të Transmisioni dhe Tregut (KOSTT) me qëllim të pagesës së borxhit ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike (ENTSO-E).
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo kërkesë është bërë nga Ministria e Ekonomisë.
“KOSTT po kalon nëpër vështirshi financiare për shkak të obligimeve që ka ndaj ENTSO-E në mënyrë që të vazhdohet të jemi në të njëjtin bllok rregullues dhe të zbatohet marrëveshja që ka qenë për dy vite dhe tani është koha që të vazhdohet. Kërkesa ka qenë për mbështetej kjo me 40 milionë euro”, tha Murati, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se gjatë vitit të kaluar janë shkaktuar inbalanca të mëdha ndaj sistemit interkonetiv.
“Jemi në një moment vendimtar për sektorit e energjisë. Momenti i kyçjes së KOSTT-it në ENTSO-E është duke skaduar ku 23 shtetet që janë nënshkruese do të vendosin nëse do ta vazhdojnë marrëveshjen me Kosovën”, deklaroi Rizvanolli.
Ajo në një konferencë për medie, theksoi se me ndarjen e 40 milionë eurove bëhet shlyerja e obligimeve ndaj ENTSO-E.
“Jemi në një gjendje ku gjatë vitit kemi shkaktuar inbalanca të mëdha ndaj sistemit interkonetiv, ku një sasi e energjisë është tërhequr në mënyrë të paautorizuar nga ENTSO-E të Evropës, janë krijuar obligime të cilat duhet të shlyhen e që janë të domosdoshme në mënyrë që marrëveshja e kyçjes duhet të vazhdojë”, ka shtuar ajo.
“Ne si Ministri e Ekonomisë kemi kërkuar nga Ministria e Financave për ndarjen e 40 milionë eurove për shlyerjen e këtyre obligimeve që mundësojnë shlyerjen e obligimeve të KOSTT-it ndaj ENTSO-E”, përfundoi Rizvanolli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre