Kosova ka pësuar një humbje nga Ukraina me rezultat 36-25 në ndeshjen e dytë të fazës së kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026.  

Megjithatë, “Dardanët” ende kanë shpresa për të kualifikuar, pasi janë të tretë në Grupin 6 me tre pikë. 


Ndeshja u zhvillua në Klaipeda të Lituanisë, ku Kosova nuk arriti të përsëriste suksesin e ndeshjes së parë në Prishtinë, kur fitoi 31-30.  

Lulzim Shabani u shfaq si golashënuesi kryesor i Kosovës me 5 gola, ndërsa Leonard Gegaj dhe Drenit Tahirukaj kontribuuan me nga 4 gola secili.  

Nga ana tjetër, Ihor Tuchenko ishte lojtari më efektiv i Ukrainës me 10 gola. 

Pas kësaj humbjeje, Kosova është e treta në grup me tre pikë. Ishujt Faroe drejtojnë tabelën me pesë pikë, ndërsa Holanda është e dyta me katër pikë.   Ukraina, me dy pikë, është e fundit.  

Dy ekipet e para të grupit kualifikohen direkt në Evropian, ndërsa katër nga të tretët më të mirë nga të tetë grupet gjithashtu do të kenë një vend në këtë turne prestigjioz. 

Rruga e Kosovës për kualifikim nuk është e lehtë, por ka ende shpresa.  

Në maj, “Dardanët” do të luajnë dy ndeshje vendimtare: më 8 maj kundër Ishujve Faroe në Prishtinë dhe më 11 maj kundër Holandës në udhëtim.  

Këto ndeshje do të jenë të rëndësishme për të përcaktuar se a do të arrijë Kosova të sigurojë një vend në Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji nga 15 janari deri më 1 shkurt 2026. 

Trajneri dhe lojtarët e Kosovës janë të vendosur të luftojnë deri në fund për të realizuar qëllimin e tyre. Me një kombinim të përpjekjeve dhe strategjisë së duhur, Kosova ka mundësi të shkruajë një faqe të re të historisë së saj në hendboll. /Telegrafi/  

telegrafi sport app