Kosova Health Forum 2025 - starton nesër

Kosova Health Forum 2025 hap dyert e veta neser me date 11.12.2025 ne Hotel Emerald me fillim nga ora 09:00.
Ky forum realizohet nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës dhe Chester Group, me mbështetjen e LuxDev dhe Bankës Botërore, duke bashkuar vendimmarrësit kryesorë, profesionistët shëndetësorë, përfaqësuesit e sektorit privat dhe donatorët ndërkombëtarë.
Synimi kryesor i forumit është të kthehet në platformën udhëheqëse të dialogut dhe bashkëpunimit për avancimin e sistemit të shëndetësisë në Kosovë. Njëherazi, nëpërmjet diskutimit dhe partneriteve, Kosova pozicionohet si një qendër rajonale për dialog dhe inovacion në fushën e shëndetësisë, në rajon dhe më gjerë.
Ky forum shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor modern, inovativ dhe të qëndrueshëm. Me mbështetjen e aktorëve kyç vendorë dhe ndërkombëtarë, forumi pritet të shërbejë si nxitës i reformave dhe si platformë e përhershme bashkëpunimi për të ardhmen e shëndetësisë në Kosovë.
Kosova Health Forum 2025, krahas partenereve institucionale të cekur më lartë, mbështetet edhe nga sponsorët: Dentfix, Biohit, BPB, YessPharma dhe Depo Agani, ndërsa partner medial i këtij rrugëtimi është Telegrafi!
















































