LAJMI I FUNDIT:

Kosova ftohet të kandidojë për anëtarësi të plotë në Organizatën Botërore të Frankofonisë

Kosova ftohet të kandidojë për anëtarësi të plotë në Organizatën Botërore të Frankofonisë

Këtë vit Kosova shënon Javën e Frankofonisë për herë të parë si anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

E ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert, ka thënë se Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, e ka kohën që të jetë anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë.


Këtë deklaratë, Chabert e bëri në një konferencë për media me rastin e hapjes së Javës së Frankofonisë, që do të zgjasë prej 5 deri më 31 mars.

E që vendi të bëhet anëtar me të drejta të plota në Organizatën e Frankofonisë, ai tha se duhet të plotësohen dy kritere: së pari të bëhet kandidatura e krahas kësaj të plotësohen edhe kriteret e nevojshme për të marrë atë status.

Chabert, tha se është nder dhe kënaqësi që të marrë pjesë në hapjen e Javës së Frankofonisë, pasi që sipas tij, frankofonia është pasarelë e humanizmit.

Ai tha se ky vit do të prezantohet më një ngjarje shumë të veçantë, siç është hapja e një ekspozite franceze në Prishtinë.

“Të bashkuar të gjithë rreth frankofonisë, ne jemi krenarë t’iu paraqesim një program të pasur, i cili ka të bëjë me gjuhën franceze dhe frankofoninë në përgjithësi. Dhe, pasi që Kosova ka ndërruar status dhe është bërë anëtare e asoociuar që nga viti i kaluar, është tërësisht normale që për neve, Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të jetë anëtare me të drejta të plota i hapësirës frankofone”, tha ai.

Fakti se Franca është shteti i katërt më i fortë në fushën e ekonomisë, për ambasadorin francez në Prishtinë, duhet të shërbejë si shtytje që të rinjtë të mësojnë gjuhën frënge, pasi sipas tij, kjo i dërgon ata drejt vendeve të reja të punës.

Kurse, drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Albert Prenkaj, tha se Kosova sot krenohet me statusin e saj si anëtare e asoociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, teksa shtoi se MPJ është e përkushtuar se asnjëherë më parë në zhvillimin e mëtutjeshëm të projekteve në favor të frankofonisë.

Ai foli edhe për të veçantat e këtij viti në kuadër të Javës së Frankofonisë, teksa numëroi disa nga sukseset që ka shënuar vendi në bashkëpunim të ngushtë me shtetet frankofone.

“Çfarë e bënë këtë ngjarje edhe më të veçantë këtë vit nga viti i kaluar është se sot, Kosova e pret Javën e Frankofonisë si anëtare e asoociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe si anëtare vëzhguese në Kuvendin e Frankofonisë. Kjo nuk do të ishte arritur asnjëherë pa mbështetjen tuaj të fuqishme. Anëtarësimi i UP-së në Universitetin Ndërkombëtar të Frankofonisë, në vitin 2017, hapja e Qendrës Frankofone në vitin 2018, hapja e klubit të bizneseve frankofone në Kosovë dhe si shumë të suksesshme, hapjen e shkollës franceze në Prishtinë, janë disa suksese tjera që Kosova ka shënuar në këtë aspekt”, tha ai.

Me një fjalë përshëndetëse në këtë konferencë u paraqit edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, i cili u shpreh se shënimi i kësaj jave në Kosovë, është meritë e të gjitha institucioneve dhe të gjithë “krahëve të vegjël” që kanë mundësuar shënimin e saj.

Ndërsa shefi i misionit belg në Kosovë, Luis Servae, tha se vet konferenca e mbajtur sot me rastin e hapjes së javës së frankofonisë dëshmon rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës si anëtare e asoociuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Teksa shtoi se ndarja e vlerave të përbashkëta është një nga vlerat kryesore që ngërthen në vete java e frankofonisë.

E, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija Deva, foli për pasurinë e programit, për të cilin tha se pasuria e këtij programi nuk ka të bëjë vetëm me gjuhën, por edhe me kulturën. Teksa pati një sugjerim për kolegët e saj politikanë.

“Unë kisha sugjeru që edhe disa prej neve politikanëve, të marrim bile kurse bazike, që të jemi në gjendje të bashkëbisedojmë në nivelin e gjuhës franceze. Mendoj që institucionet tona, duhet të vazhdojnë që të kemi këtë bashkëpunim, që përveç kontributit tuaj për të cilin ju falënderoj edhe njëherë, që keni dhënë që Kosova të jetë anëtare e Asociacionit të Frankofonisë, është mirë që Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota në këtë Asociacion”, u shpreh ajo.

Ndryshe, Java e Frankofonisë do të zgjasë nga 5-31 mars në Prishtinë, Mitrovicë, Viti, Pejsë, Vushtrri dhe Prizren. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët do të kenë mundësinë të shohin nga afër një mori programesh kulturore, ekspozita, shfaqje teatrale, konferenca, koncerte, orë letrare e të tjera. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori