LAJMI I FUNDIT:

Kosova është e para në Evropë, për të keq – kryeson listën e vendeve me tkurrjen më të madhe të popullsisë (Foto)

Kosova është e para në Evropë, për të keq – kryeson listën e vendeve me tkurrjen më të madhe të popullsisë (Foto)

Sipas të dhënave të një ankete të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), Kosova zë vendin e parë në Evropë, sa i përket tkurrjes së popullsisë, në vitet e fundit.

Po sipas të njëjtave të dhëna, të publikuara nga mediumi prestigjioz britanik The Guardian, përcjell Telegrafi, gjatë periudhës 2007-2018, Kosova ka pësuar një tkurrje të popullsisë me rreth 15,4 për qind.


Kështu, sipas po të njëjtave të dhëna, Kosova ndiqet ndër tjerash nga vende si Lituania, Letonia, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Bullgaria, Serbia, Kroacia e Shqipëria.

Shumë vende të Evropës Lindore kanë parë që numri i popullatës së tyre të bie mes viteve 2007 dhe 2018

Ndryshe, në hulumtimin e ECFR thuhet se vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore janë më të shqetësuara për emigracionin sesa për imigracionin, sipas një studimi të gjerë të qëndrimeve në 14 vende të BE-së.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, në Spanjë, Itali, Greqi, Poloni, Hungari dhe Rumani, gjashtë vende ku nivelet e popullsisë janë ose të njëtrajtshme, ose në rënie të ndjeshme, më shumë qytetarë kanë thënë se emigrimi ishte shqetësim më i madh sesa imigrimi, sipas anketës nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR).

Sa i përket vendeve të BE-së, rëniet më të mëdha janë në Rumani, ku popullsia është zvogëluar për gati 10% gjatë dekadës së kaluar, pasi një eksod kryesisht i të rinjve lëvizën për të punuar në Evropën Perëndimore.

Megjithatë, në vendet veriore dhe perëndimore, shqetësimet mbi imigracionin tejkaluan shumë ato për emigracionin.

Hulumtimi thuhet të jetë kryer për të përcaktuar çështjet kryesore të shqetësimit përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane në maj. Ndryshe, të 14 vendet e anketuara do të zënë 80% të vendeve në parlamentin e ri.

Sondazhi zbuloi se evropianët janë të shqetësuar për shumë më tepër se migracioni, edhe pse ka dominuar politika dhe diskutimet rreth BE-së gjatë mandatit pesëvjeçar të parlamentit që po largohet. Korrupsioni, nacionalizmi, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike gjithashtu janë në çështje shqetësuese.

Në anketën në tërësi, 20% ishin të shqetësuar për emigracionin dhe 32% për imigracionin. Sondazhi u krye nga YouGov dhe pyeti rreth 50,000 njerëz.

Madje, në disa vende, frika e emigrimit ishte aq e madhe sa një numër i madh njerëzish besonin se bashkatdhetarët nuk duhet të lejohen të largohen nga vendi i tyre për periudha të gjata kohore.

“Zgjedhjet e BE-së janë shitur si një fushë beteje në zemër të Evropës”, tha Mark Leonard, drejtor i ECFR, duke shtuar se nacionalistët po përpiqeshin ta kthenin votën në një referendum mbi migracionin.

Qytetarët e gjashtë shteteve të BE-së janë të shqetësuar për një eksod popullor

Kështu, liderët populistë si Viktor Orbán i Hungarisë dhe Matteo Salvini i Italisë po “të përdorin” çështjen e emigracionit në zgjedhjet e 23-26 maj, ku 374 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në një parlament të ri për një mandat pesëvjeçar.

Zgjedhjet evropiane janë gara e dytë më e madhe zgjedhore në botë, pas zgjedhjeve indiane. Votuesit në 27 vende do të zgjedhin 705 deputetë, të cilët do të marrin detyrën më 2 korrik. Mbretëria e Bashkuar nuk është planifikuar të marrë pjesë në votim dhe do të duhet të informojë BE-në deri në 12 prill nëse dëshiron të zgjedhë deputetët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori