LAJMI I FUNDIT:

Kosova ende nuk i plotëson kriteret për pjesëmarrje në Eurovision

Kosova ende nuk i plotëson kriteret për pjesëmarrje në Eurovision

A do të marrë më në fund Kosova një ftesë për të marrë pjesë në Eurovision?

Pas viteve të shumë teorive, shpresave në rritje dhe instancave të mbingarkesës, transmetuesi kosovar RTK raporton se kanë qenë në diskutime me Bashkimin Evropian të Transmetimeve (EBU).

Mentor Shala, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, përfaqësoi transmetuesin publik në takimin me Jean-Paul Philippot, drejtorin e përgjithshëm të EBU-së, gjatë së cilës diskutuan rreth bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy organeve dhe mundësisë së anëtarësimit të plotë të Kosovës.


Raportimet e hershme sugjeruan se anëtarësimi i Kosovës do të vendoset me një votim të mbajtur nga Asambleja e Përgjithshme e EBU-së.

Megjithatë, EBU-ja ka bërë sqarime rreth propozimit për votim duke thënë se RTK-ja ende nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara.

“RTK aktualisht nuk i plotëson kriteret për anëtarësim të plotë të EBU-së, por u ra dakord në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së në Tiranë (29 qershor) se do të vazhdojnë diskutimet konstruktive midis EBU dhe RTK rreth mundësive të ardhshme për bashkëpunim më të ngushtë”, i është përgjigjur organizata portalit wiwibloggs.

Aktualisht RTK-ja nuk ka të drejtë të anëtarësimit të plotë në EBU pasi që nuk është anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit.

Për të qenë anëtar i ITU-së, një vend duhet të jetë anëtar i Kombeve të Bashkuara. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, megjithëse diskutimet janë në vazhdim.

Një numër shtetesh transmetuesish të të cilave janë anëtarë të EBU nuk e njohin Kosovën si një vend të pavarur. Si Serbia, ashtu edhe Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Qiproja, Gjeorgjia, Greqia, Izraeli, Libani, Moldavia, Maroku, Rumania, Rusia, Sllovakia, Spanja, Tunizia dhe Ukraina. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Kalo në kategori