LAJMI I FUNDIT:

Kosova ende nuk ka regjistruar raste të hepatitit të panjohur që po prekë fëmijët – infektologu Ramadani tregon për simptomat dhe pasojat e kësaj sëmundjeje

Kosova ende nuk ka regjistruar raste të hepatitit të panjohur që po prekë fëmijët – infektologu Ramadani tregon për simptomat dhe pasojat e kësaj sëmundjeje

Të paktën 169 raste të hepatitit akut të panjohur tek fëmijët nga një muaj deri në 16 vjeç, janë identifikuar në 11 vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri me tani një fëmijë i prekur nga kjo sëmundje ka humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë kanë kërkuar transplantin e mëlçisë.

“Adenovirusi është një hipotezë e mundshme, por hetimet janë duke vazhduar për të gjetur shkakun e kësaj sëmundjeje”, thotë OBSH.


Lidhur me këtë sëmundje ka folur Arben Vishaj, Drejtor i Klinikës Infektive.

Vishaj në një prononcim për Telegrafin tha se në aspektin klinik, formë e hepatitit viral deri me tani nuk është regjistruar në Kosovë.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj

Raste të dyshimta nuk ka as në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar drejtoresha e saj, Violeta Grajçevci-Uka.

“Në pediatri nuk ka pas ndonjë rast të dyshimtë. Të dhënat mund t’i merrni nga Klinika Infektive se aty trajtohen format e ndryshme të hepatiteve”, tha ajo në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.

Ndërkaq, infektologu Hamdi Ramadani thotë se edhe në Kosovë mund të ketë në javët në vazhdim infeksione të kësaj natyre.

Një sëmundje e rrezikshme virale, që sulmon mëlçinë, ka nisur të përhapet te fëmijët në Evropë
Lexo po ashtu Një sëmundje e rrezikshme virale, që sulmon mëlçinë, ka nisur të përhapet te fëmijët në Evropë

Megjithatë shton se nuk duhet të ketë panik dhe shqetësime pasi kjo po ndodh edhe në shumë vende të zhvilluara si SHBA, Britani, Spanjë, Danimarkë.

“Por, masa higjienike, ushqime të shëndetshme dhe kujdesi ndaj fëmijëve është detyrë dhe prioritet shëndetësor, gjithashtu edhe i prindërve”, deklaroi ai për Telegrafin.

Ramadani foli edhe për simptomat e kësaj sëmundjeje dhe pasojat që mund t’i lë tek fëmijët e prekur.

“Ky infeksion reflekton me dëmtime të melqisë në forma të ndryshme. Po ashtu shkakton dëmtime në zorrë dhe në sy. Të infektuarit me adenovirus mund të shfaqin simptoma të lehta si humbje oreksi, të vjella dhe jashtëqitje për disa ditë, por edhe një lloj zverdhje në një përqindje të vogël”, u shpreh infektologu.

Infektologu Hamdi Ramadani

Ndërsa, infektologu Ilir Tolaj thotë se simptomat dhe shenjat e kësaj sëmundje janë të njëjta me të çdo hepatiti akut viral, nuk ka ndonjë dallim.

“Institucionet shëndetësore nuk mund të ndërmarrin asgjë për ta parandaluar përhapjen e kësaj forme të hepatitit në vendin tonë”, u shpreh ai për Telegafin.

Infektologu Ilir Tolaj

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje.

Sipas OBSH-së, shumica e rasteve të raportuara tregojnë se fëmijët nuk kishin ethe dhe viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin akut viral, si viruset e hepatitit A, B, C, D dhe E, nuk janë zbuluar në asnjë nga këto raste.

Shumica e rasteve janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, 114. Ndërsa, 13 raste janë konfirmuar në Spanjë, 12 në Izrael, nëntë në Shtetet e Bashkuara dhe një numër më i vogël rastesh të konfirmuara në Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumani dhe Belgjikë.

Ndryshe, hepatiti është inflamacion i mëlçisë, një organ jetik që përpunon lëndët ushqyese, filtron gjakun dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori