Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë për ndërtimin e Termocentralit Kosova C.
Së fundi revista Power Engineering International, ka shkruar se Kosova ka nevojë serioze për të zëvendësuar termocentralin e vjetër Kosova A, që është një ndotës i madh i ambientit, me një termocentral të ri shumë më pak ndotës, përmes të cilit do të eleminonte problemet e vazhdueshme me energji.
Në shkrimin me autor Diarmaid Williams thuhet se Qeveria e Kosovës ka shprehur besimin se termocentrali i me qymyr Kosova e Re do të fitojë miratimin përfundimtar për financim nga Banka Botërore.
“Termocentrali i propozuar 1.1 miliard dollarësh është i destinuar për të zëvendësuar një të vjetër, një model që shkakton shumë ndotje, por vendi ka nevojë serioze për këtë zëvendësim, duke pasur parasysh problemet e saj të vazhdueshme me mungesë të energjisë”, shkruan Williams në www.powerengineeringint.com.
Ai më tutje shpjegon se Banka Botërore dhe bankat e tjera të zhvillimit kanë kufizuar financimet ndërkombëtare për termocentrale të reja me qymyr, duke përkrahur ato vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, siç është rasti i Kosovës ku mundësitë për energji të pastër janë shumë të kufizuara.
Kjo revistë ka cituar ministrinë Stavileci i cili ka thënë se nuk beson që “ndonjë nga partnerët tanë do të vë në rrezik të ardhmen e vendit tonë”. Më tutje revista e specializuar për tregun ndërkombëtar të energjisë shkruan se sistemi aktual i energjisë elektrike në Kosovë është 97 për qind i bazuar në dy termocentrale me qymyr që janë 46 dhe 35 vjeç.
“Vendi radhitet i pesti me rezervat më të mëdha të linjitit në planet ndërsa ende ndërprerjet janë të zakonshme për shkak të infrastrukturës së dobët të energjisë”, nënvizon paradoksin Williams.
Në fund të shkrimit të tij ai përmend edhe humbjet e biznesit nga mungesa e prodhimit të energjisë elektrike që sipas ministrit Stavileci janë rreth 332 milionë euro çdo vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Çka përfitojnë fermerët që përdorin plehrat Feed Nature?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore