Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bejtush Gashi po qëndron në një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku bashkë me homologun e tij Fatmir Xhafaj, kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi gjatë sezonit turistik veror në pikat e kalimit kufitar në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas një komunikate të MPB-së, nënshkrimi i këtij protokolli është bërë me synim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, zbatimin e legjislacionit në fushën e kontrollit kufitar dhe për të forcuar bashkëpunimin midis policive të të dyja vendeve nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta.
“E falënderova Ministrin Xhafaj për mikpritjen dhe diskutuam për tema të interesit të përbashkët, për mbarëvajtjen e sezonit veror për faktin se siguria është parakusht që njerëzit të jenë të lirshëm dhe të kalojnë pushimet sa më mirë. Gjithashtu në interes të diskutimit ishte sfida me të cilin lidhen të dy shtetet për parandalimin e rreziqeve dhe fenomenit me theks të veçantë të terrorizmit dhe krimit të organizuar. Për parandalimin e këtyre fenomeneve, ne si dy shtete, kemi një bashkëpunim i cili duhet intensifikuar dhe të reagojmë në kohë dhe të ndikojmë që këto fenomene të zvogëlohen. Të dy shtetet deri tani kanë mposhtur rreziqet që ka në këtë drejtim, kemi qenë të suksesshëm. Megjithatë kjo nuk na bën të ndihemi të relaksuar karshi rreziqeve që mund të vijnë. Trajtova dhe fenomenin e lëvizjeve të mundshme të emigrimit të paligjshëm ku rajoni jonë është i prekur, si fenomen që tërheq pas vetes dhe probleme sociale dhe problemin e inkriminimit të grupeve terroriste që mund të jenë të infiltruar në këtë lëvizje dhe në këtë drejtim. Shprehëm mundësi dhe kapacitetet që kemi, që të përgjigjemi karshi këtyre fenomeneve”, u shpreh ministri Gashi.
Gjithashtu, Gashi potencoi se bashkëpunimi mes dy ministrive përkatësisht agjencive do të intensifikohet.
“Besoj fort që midis dy Ministrive dhe dy Policive tona, do të vazhdojë të ketë një bashkëpunim më intensiv në interes të popujve tanë, në interes të të gjithë shqiptarëve, në interes të sigurisë së vendeve tona, të rendit, qetësisë që iu ofrojmë njerëzve tanë, në dy anët e kufirit. U dakorduam për të pasur një axhendë të përbashkët bashkëpunimi në muajt në vijim”, tha ministri Xhafaj.
Duke u bazuar në protokollin në fjalë, kontrolli kufitar do të kryhet sipas drejtimit të lëvizjes, ku punonjësi i policisë shqiptare kryhen regjistrimin në dalje të territorit të Republikës Shqipërisë dhe punonjësi i policisë kosovare kryen regjistrimin në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës dhe anasjelltas.
Procedurat e përbashkëta mund të ndryshojnë ndërmjet negociatave dhe me miratim të ndërsjellët midis palëve.
Gjatë zbatimit të këtyre procedurave të kontrollit të përbashkët, zyrtarët policorë do të mbajnë lista e përpunimit të automjeteve me procedurë të lehtësuar, ku do të shënohet vetëm targa e mjetit dhe numri i personave që janë në mjet në momentin e kalimit të kufirit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre