LAJMI I FUNDIT:

“Kosova e Re” fillon të ndërtohet sivjet?

“Kosova e Re” fillon të ndërtohet sivjet?

Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” është stërzgjatu me vite, por si duket këtij procesi do t’i vije fundi. Sipas planeve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), nëse gjithçka shkon mirë atëherë Termocentrali “Kosova e Re” do të filloi të ndërtohet gjatë vitit 2017.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë një bisede për Telegrafin ka thënë se janë në rrugë të mirë për përmbylljen e negociatave për Termocentralin “Kosova e Re”. Sipas tij, gjatë procesit të negocimit kanë pasur dy çështje, ku nuk kanë lëshuar pe, siç është furnizimi dhe çmimi i përballueshme i energjisë elektrike.

“Nëse këto dy kushte përmbushen është në të mirë të vendit dhe në interes të qytetarëve. Kur këto të përmbushen, si Qeveri jemi të gatshëm të kalojmë ën fazën e fundit për të përzgjedhur ndërtuesit të bollëqeve të Termocentralit Kosova e Re”, tha Stavileci.

Por sipas tij, në projektet e mëdha sikur është ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, është vështir të lidhemi me afate kohore, por ndërtimi pritet të filloj në mesin e vitit 2017.

“Ne mendojmë si fazë para atyre pjesëve konkrete të nisjes së ndërtimit kah gjyma e vit e viti të ardhshëm, dhe diku në gjysmën e dytë ët vitit të ardhshëm do të vijë edhe pjesë e ndërtimit, por është e vështirë ën projekte kaq të mëdha të parashikohet gjithçka mirëpo sepse janë të rëndësishme që këto faza të përballemi mirë sepse nga proceset e kaluar në tentim të projekteve të mëdha ka pasur probleme ligjore dhe juridike”, ka theksuar ministri Blerand Stavileci.
Ndërtimi i Termocentralit Kosova e re me kapacitete prej 600 megavat orë energjie elektrike, pritet të sigurojë rrymë dhe furnizim stabil për 40 vitet e ardhshme.

“Termocentrali ‘Kosova e Re’ ndryshon prej proceseve tjera, e kemi një investitorë serioz amerikan, por pavarësisht kritereve dhe profilit duhet t’i mbrojmë interesat e tona”, theksoi Blerand Stavileci.

Ndërkaq, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e kaluar Fadil Ismajli, ka thënë se ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” ka mundur të bëhet më herët dhe më shpejtë. Sipas tij, çdo vonesat për fillimin e ndërtimit të tij, do të ketë kosto për vendin.

“Çdo vonesë në ndërtimin e gjeneratorëve të ri dhe rehabilitimin e këtyre ekzistues ka kosto për Kosovën”, tha Ismajli.

Ndryshe planet për nderimin e Termocentralit Kosova e Re kanë filluar par më shumës e 10 viteve. /Telegrafi/