LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Franca intensifikojnë bashkëpunimin në kulturë dhe sport

Kosova e Franca intensifikojnë bashkëpunimin në kulturë dhe sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në një takim njohës ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fushat specifike që mbulon ministria dhe për shkëmbimin e përvojave dhe profesionistëve të fushave të caktuara.

Ministri Gashi e falënderoi ambasadorin Chabert për vizitën, e përmes tij popullin dhe Republikën e Francës për kontributin dhe ndihmën që ka dhënë shteti francez për shtetndërtimin e Kosovës, e në veçanti në përkrahjen e projekteve dhe bashkëpunimit me ministrinë.


Ndërsa ambasadori Chabert rinkonfirmoi qëndrimin e shtetit francez se do të vazhdojë bashkëpunimin shtetin e Kosovës, sidomos me MKRS-në dhe se ka vullnet e mundësi që ky bashkëpunim mes dy vendeve të zgjerohet edhe më tej.

Ambasadori Chabert u pajtua që Franca të jetë pjesë e disa aktivitete kulturore në kuadër të shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës vitin që vjen.

Në trend Kultura

Më shumë
Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!

Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!

Kulture
Portreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon

Portreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon

Piktura
ASAJ

ASAJ

Fjala+
TË JETOSH …

TË JETOSH …

Poezi
VDEKJES

VDEKJES

Poezi
Të fyer e të poshtëruar...

Të fyer e të poshtëruar...

Fjala+
Kalo në kategori