LAJMI I FUNDIT:

Kosova e dyta në Ballkan me popullsinë më të vjetër në vitin 2100, Behrami: Kemi hyrë në krizë demografike, urgjentisht të merren masa

Numri i madh i qytetarëve që kanë emigruar gjatë këtyre viteve dhe numri i ulët i lindjeve kanë bërë që Kosova të hyjë në një krizë demografike.

Nëse vazhdohet me trendin e njëjtë, situata do të jetë edhe më shqetësuese gjatë viteve në vazhdim, ku sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kosova së bashku me Shqipërinë do të jenë vendet me popullsinë më të vjetër në Ballkan në vitin 2100.


E demografi Sami Behrami në një intervistë për Telegrafin, ka folur për trendët demografike në vend dhe krizën në këtë drejtim.

Ai shprehu shqetësimin e tij për lëvizjet që janë duke u bërë, duke thënë se vendi është një një krizë demografike.

“Trendët demografike në Kosovë në 10 vjeçarin e fundit janë shqetësuese. Kosova në njërën anë po përballet me trend shumë të ulët të lindshmërisë dhe me fluks të madh të emigranteve. Në shkencën e demografisë kur një vend ka lëvizje të tilla demografike, karakterizohet si vend në krizë demografike. Prandaj, lirshëm mund të themi se Kosova është futur në krizë demografike e cila kërkon rrugë zgjidhje”, është shprehur ai.

Duke folur për situatën aktuale, Behrami përmendi shkaqet që ndikojnë në plakjen e popullsisë.

“Niveli shumë i lartë i emigrimit sidomos e të rinjve, përcillet në ndryshimet demografike, përcillet në rënie të lindshmërie dhe shkakton plakje të popullsisë”, theksoi ai.

Gjithashtu, ai përmendi edhe efektet që do të ketë plakja e popullsisë.

“Në sferën socio-ekonomike ndikon në zvogëlimin e fuqisë punëtore, zvogëlim të produktivitetit të punës. Efektet e para negative të emigrimit dhe uljes së lindshmërisë vërehen në shkolla”, tha ndër tjera ai.

Behrami tha se sipas statistikave numri i nxënësve prej vitit 2008 është zvogëluar në 100 mijë, duke shtuar se trend të uljes ka pasur edhe në shkollat e mesme, dhe në universitete.

Demografi Sami Behrami

“Nëse nuk merren masa, situata mund të përkeqësohet edhe më tepër”.

Gjatë intervistës, ai tha se çështja e parë që duhet të adresohet nga institucionet është të ndikohet në faktorët që po shtyjnë të rinjtë të emigrojnë.

“Në bazë të disa studimeve papunësia është elementi kryesor që po ndikon në emigrimin e të rinjve, por edhe të punësuarit e kanë humbur shpresën për jetë më të mirë në Kosovë”.

Sa i përket studimit të Kombeve të Bashkuara, ku Kosova në vitin 2100 do të jetë vendi i dytë me popullsinë më të vjetër, thotë se nëse nuk merren masa, plakja e popullatës do të bëhet ngarkesë në sistemin shëndetësor dhe të sigurimet pensionale.

“Parashikimet janë problem i madh shkencor. Nuk ka dyshim që nëse nuk merren masa konkrete, moshimi i popullatës do të kthehet në problem me ngarkesa të sistemit shëndetësor por edhe të sigurimeve pensionale. Rritja e tyre do t’i ngarkojë këto sisteme, pasi kontributet grumbullohen prej njerëzve aktiv”, është shprehur ai

Ndryshe, që nga shpallja e pavarësisë 2008 Kosovën e kanë braktisur 375 mijë persona, shqetësuese vazhdon të jetë edhe rënia e natalitetit.

Në vitin 2009 në Kosovë kishte 34399 lindje në vit, numri është zvogëluar në vitin 2021 kur kanë qenë vetëm 22830 lindje.

Ndryshe, të dhënat e Kombeve të Bashkuara “Perspektiva e Popullsisë Botërore 2022” tregojnë se si po plaket popullsia nëpër vende të ndryshme të botës.

Sipas të dhënave, Kosova aktualisht ka 10.19 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç. Kjo shifër pritet të rritet në 43.35 për qind deri në vitin 2100, bazuar në numrin e vogël të natalitetit dhe rritjen e nivelit të mortalitetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori