LAJMI I FUNDIT:

Biden dhe kryeministrja italiane Meloni e vlerësojnë shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Biden dhe kryeministrja italiane Meloni e vlerësojnë shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Presidenti amerikan, Joe Biden dje priti kryeministren italiane, Giorgia Meloni në Shtëpinë e Bardhë, disa muaj pasi shprehu skepticizëm për ardhjen e krahut të djathtë në krye të Qeverisë së Italisë.

Të dy zyrtarët kanë bërë një deklaratë të përbashkët rreth zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor, në veçanti situatën në Kosovë.


“Shtetet e Bashkuara dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e tyre të gjatë për integrimin euroatlantik të rajonit”, shkruan në deklaratë.

Biden shkakton të qeshura gjatë takimit me kryeministren italiane: Giorgia shpresoj se do të sillesh mirë me mua
Lexo po ashtu Biden shkakton të qeshura gjatë takimit me kryeministren italiane: Giorgia shpresoj se do të sillesh mirë me mua

“Ata janë të vendosur të përforcojnë koordinimin për të favorizuar de-eskalimin dhe pajtimin duke marrë për bazë rolin vendimtar të Quintit”, shkruan më tutje.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e qeverisë italiane në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë kontributin e forcave të armatosura italiane në misionet e KFOR-it, EULEX-it dhe EUFOR Althea.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë e konsideron si partnere të fortë kryeministren në ndihmën që po i jep Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus.

Ndryshe, Italia me Melonin ka shprehur gatishmërinë për ta tërhequr Italinë nga Iniciativa e Kinës, “Belt and Road”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori