LAJMI I FUNDIT:

Kosova duhet ta ketë një ‘adresë’ të dëshmive për krimet e Serbisë  

Kosova duhet ta ketë një ‘adresë’ të dëshmive për krimet e Serbisë  

Grupi punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës ka mbajtur mbledhje, ndërsa ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi tha se në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, më shumë se kurrë na duhen dëshmi për krimet e luftës të cilat edhe kanë për qëllim të ruajtjes së memories kolektive.

Selimi tha se Kosova duhet ta ketë një adresë se ku mund të drejtohen gjeneratat e ardhshme dhe të shohin se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës.


“Unë sot kam ardhur me shkas, për shkak së është përvjetori i masakrës së Reçakut. Ky përvjetor, është dita që e ka bërë kthesën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Memoria për Reçakun është memorie e vajit të nënave, motrave dhe të gjithë fëmijëve, që ende kumbon në kokat tona. Qëllimi i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës duhet të jetë ruajtja e kësaj memorie”, tha ministri Selimi.

“Ne kemi kaluar një periudhë jashtëzakonisht të vështirë për të ardhur deri këtu. Tashmë e kemi obligim që atë periudhë të vështirë ta gdhendim në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke vërtetuar dhimbjet dhe vuajtjet që kanë kaluar qytetarët tanë. Populli ynë u ngrit nga hiri dhe dhimbja për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë na shërben si forcë për të rindërtuar. Kosova nuk do t’i harrojë kurrë”, tha ministri Selimi.

Ai bëri të ditur se do të angazhohen 100 studentë në këtë Institut, ndërsa shprehu hapur bashkëpunimin dhe ndihmën që Ministria e Drejtësisë do të ofrojë për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

Në njoftim bëhet e ditur se Ministria e Drejtësisë në tetor të vitit 2020,  kishte ri-proceduar në Zyrën e Kryeministrit kërkesën për përfshirje në rend të ditës, ku ishte aprovuar propozimi i MD-së për të themeluar Grupin Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Instituti do të ketë akademikë, profesorë, aktivistë të çështjeve të luftës, familjarë të personave të pagjetur dhe përfaqësues nga Shoqata “Thirrjet e Nënave”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori