LAJMI I FUNDIT:

Kosova doli keq edhe në Testin PIRLS 2021, njohësit e arsimit: Duhet rishikim i programeve dhe teksteve mësimore

Kosova doli keq edhe në Testin PIRLS 2021, njohësit e arsimit: Duhet rishikim i programeve dhe teksteve mësimore

Se nxënësit e Kosovës nuk qëndrojnë mirë në lexim e kanë dëshmuar së fundmi rezultatet Testit ndërkombëtar për lexim PIRLS 2021 (Progress in International Reading Literacy Study), i cili u mbajt në qershor të vitit 2021.

Rezultati i Kosovës në këtë test ndërkombëtar është 421 pikë në renditje, mesatare kjo dukshëm më e ulët se pikët prej 500 të PIRLS.


Sipas njohësit të çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, rezultati i PIRLS është në koherencë me rezultatin e PISA, apo Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve – test ky i cili e ka nxjerrë Kosovën gati në fund të listës botërore në vitin 2015 dhe në vitin 2018.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci
Publikohen rezultatet e PIRLS 2021, nxënësit e Kosovës jo të mirë në lexim 
Lexo po ashtu Publikohen rezultatet e PIRLS 2021, nxënësit e Kosovës jo të mirë në lexim 

“Edhe pse i realizuar në kohë pandemie, në rastin e Kosovës, rezultati i PIRLS është në koherencë me rezultatin e PISA-s në fushën e leximit dhe na vendosë në një pozitë jo të kënaqshme. Me këtë rast duhet marrë parasysh faktin se PIRLS realizohet me nxënësit e klasës së katërt dhe fokusohet në aftësitë për të kuptuar dhe interpretuar tekste, ndërkaq PISA realizohet me fëmijët 15-vjeçarë dhe mat aftësinë për t’i zbatuar njohuritë dhe shkathtësitë në praktikë”, tha Pupovci në një prononcim për Telegrafin.

Sipas tij, nga kjo del se problemet me leximin paraqiten qysh në klasat e para të fillores, ndërsa shtoi se duhet të ndërmerren masa për përmirësim.

“Masa të tilla mund të jenë rishikimi i programeve mësimore, të teksteve mësimore, metodologjisë së punës në klasë, shtimi i kërkesave për lexim, etj. Po ashtu, edhe inkurajimi i prindërve që t’i nxisin fëmijët për të lexuar, respektivisht të iu lexojnë tekste fëmijëve të moshës parashkollore”, u shpreh ai.

Pupovci mes tjerash theksoi se nevojitet një analizë e detajuar e raportit të PIRLS, pasi ai është studim që sjell të dhëna të shumta që ndërlidhen me rezultatin.

“Për shembull, si të shpjegohet se vetëm 5% e fëmijëve kosovarë që kanë marrë pjesë në PIRLS deklarojnë se “prindërve të tyre nuk u pëlqen leximi”, karshi 23% e fëmijëve të Singaporit, të cilët janë klasifikuar të parët në PIRLS? A do të thotë kjo se ne kemi kërkesa më të ulëta për leximin ose nuk e themi të vërtetën kur na pyesin?”.

Gjithsesi, njohësi i arsimit tha se duhet kuptuar që ngecja në lexim nënkupton ngecjen në të gjitha fushat tjera, pasi ai që nuk ka aftësi të duhura për të kuptuar dhe interpretuar tekste do të ketë vështirësi edhe në mësime, edhe në të gjitha aspektet e jetës së përditshme.

“Është interesante se nxënësit e Shqipërisë performojnë shumë më mirë sesa ata të Kosovës, prandaj duke marrë parasysh se të dy vendet zbatojnë kurrikulën pothuaj se të njëjtë, është mirë të shihet se pse ekziston një dallim i tillë”, u shpreh tutje Pupovci.

E një rezultat i tillë që tregon ngecje në lexim të nxënësve kosovarë nuk është befasi sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit EdGuard, Rinor Qehaja. Ai për Telegrafin tha se befasi nuk është as neglizhenca institucionale për nxitje të të lexuarit në shkollat e vendit.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja

“Ngecja në lexim e nxënësve kosovarë nuk është befasi, por as neglizhenca institucionale për nxitje të të lexuarit në shkollat tona nuk është befasi”, u shpreh Qelaja, teksa shtoi se të lexuarit duhet të nxitet në çdo lëndë mësimore dhe atë si përkushtim e përgjegjësi e çdo mësimdhënësi.

Tutje, ai tha se shkollat duhet të ketë qasje të pakufizuar në literaturë të përshtatshme e jo të vjetërsuar e cila nxitë kureshtjen e nxënësve për lexim.

“Është përgjegjësi e tërë komunitetit të nxitet tek të rinjtë një rutinë e shëndoshë e të lexuarit brenda dhe jashtë shkollës”, theksoi Qehaja.

Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në adresë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI), por nuk ka pranuar përgjigje.

Po ashtu, Telegrafi ka kontaktuar edhe me Nizafete Kutllovci-Bardhi, monitoruese e këtij testi nga MASHTI, por e njëjta ka refuzuar që të komentojë.

PIRLS është një studim ndërkombëtar i prirjeve në lexim, i cili zhvillohet që nga viti 2001 dhe mbahet çdo 5 vjet. Aktualisht marrin pjesë 50 shtete.

E në vitin 2021 për herë të parë ka marr pjesë edhe Kosova dhe pjesë e testit ishin vetëm nxënësit e klasave të katërta.

Ndryshe, ky lloj testimi qëllim ka matjen e arritjeve të nxënësve të klasave të katërta në lexim, ndërkaq shërben për krahasimin e efikasitetit të metodave të mësimdhënies në një kontekst global./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori