LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria shkojnë së bashku drejt tregjeve evropiane të energjisë

Kosova dhe Shqipëria shkojnë së bashku drejt tregjeve evropiane të energjisë

Shqipëria dhe Kosova shkojnë së bashku drejt tregjeve rajonale dhe evropiane, shprehet në një intervistë Skerdi Drenova, drejtor ekzekutiv i Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë në Shqipëri.

Sipas Drenovës, krijimi i një parakushti për integrimet evropiane të energjisë.

Si është situata aktuale në Shqipëri lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal të Energjisë, pjesë e rëndësishme e krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, si parakusht për të qenë një ditë i integruar në rrjetin pan-evropian të energjisë?

Shqipëria disponon një rrjet transmetimi të konsoliduar energjie. Bashkimi Evropian ka vendosur disa tregues, arritja e të cilëve ka të bëjë me ndërtimin e linjave të reja të interkoneksionit. Targeti i interkonektivitetit vitin e kaluar ka qenë 10 për qind e kapacitetit neto transferues në drejtim të importit të energjisë mbi kapacitetin total të prodhimit. Arritjen e këtij targeti e përcaktojnë disa nënkritere, që plotësohen nga Shqipëria.

Objektivat e BE janë për të krijuar një sistem energjetik neutral ne aspektin e ndikimit klimaterik, të qëndrueshëm, konkurrues dhe të bazuar në teknologji te avancuara. Fjala është për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe mënyrave të tjera efikase për të ulur rrezikun e ndryshimeve klimaterike dhe krijuar mundësi për një ekonomi sa më të qëndrueshme. Rrjeti i transmetimit të energjisë do të ketë rol të rëndësishëm në dekarbonizimin, në sajë të lidhjes me burime të energjisë së rinovueshme, rritjes së konkurrencën në tregun e energjisë elektrike dhe përfitimeve social-ekonomike.

Me sa linja interkoneksioni në rajon është e lidhur aktualisht Shqipëria?

Me gjashtë: tre janë 400 kV: Shqipëri-Kosovë, Shqipëri-Mali i Zi dhe Shqipëri-Greqi; dy janë 220 kV: Shqipëri-Kosovë dhe Shqipëri-Mali i Zi dhe një është 150 kV: Shqipëri-Greqi. Ndërkohë është në proces ndërtimi i një linje interkoneksioni 400 kV me Maqedoninë e Veriut, (MV) që pritet të energjizohet në vitin 2023.

Ku ndodhet Shqipëria në përpjekjet për një treg të liberalizuar dhe transparent të energjisë? Në fillim të kësaj vere Qeveria gjermane i dha Shqipërisë një hua prej 100 milionë eurosh për të kryer reforma drejt arritjes së një tregu të tillë.

Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme drejt liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, që lidhen me dy momente kyçe të reformës në sektorin e energjisë: i pari është miratimi dhe zbatimi i rregullave të Tregut Shqiptar të Balancimit të Energjisë Elektrike. Sot sistemi elektro-energjetik shqiptar i merr shërbimet e balancimit nga tregu vendas dhe ai rajonal. I dyti ka të bëjë me krijimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX – Albanian Power Exchange) si i vetmi entitet, që sipas ligjit përkatës, bën të mundur operimin e tregut të energjisë elektrike të ditës në avancë dhe të tregut të energjisë elektrike brenda të njëjtës ditë.

Ne, si Operator i Sistemit të Transmetimit të Energjisë (OST) së bashku me Sistemin e Transmetimit dhe Tregut të Kosovës, (KOSTT) kemi krijuar një shoqëri aksionare me qëllim krijimin e një tregu të përbashkët te energjisë elektrike, që do t’u shërbejë të dy vendeve. Aktualisht ALPEX është në fazën e përzgjedhjes së ofruesit të shërbimit të platformës elektronike, që do të jetë një nga Bursat Evropiane të energjisë elektrike, pjesë e projektit të Bashkimit Rajonal të Çmimit, që do të garantojë integrimin e tregut shqiptar dhe kosovar të energjisë në tregjet rajonale dhe ato evropiane.

Çfarë marrëveshjesh dy apo më shumëpalëshe janë realizuar si hapa drejt tregut rajonal të energjisë, me synimin që ky treg të integrohet një ditë në tregun pan-evropian?

Ne kemi vendosur që së bashku me Kosovën të nisim së shpejti tregtimin e energjisë në ditën në avance nëpërmjet bashkimit të dy tregjeve tona, gjë që njihet me termin “Market Coupling” dhe me pas bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike brenda të njëjtës ditë. Së shpejti të dyja vendet do të nënshkruajmë marrëveshjen kuadër të krijimit të tregut të përbashkët të energjisë me synim dhe përafrimin e legjislacioneve tona sekondare. Ky mund të konsiderohet një nga projektet e para që do të zbatohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që do të ndiqet nga të tjera projekte në të ardhmen siç është ai i njohur me inicialet AIMS (Bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Serbi në ditën në avancë) apo i bashkimit të tregjeve të energjisë Bullgari-MV dhe Serbi.

Ne kemi nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Bullgarinë dhe MV për të parë mundësinë e bashkimit të tregjeve. Në të gjitha këto projekte, do të bashkëpunojmë dhe koordinojmë punën tonë me Kosovën, që rrugëtimi në këtë drejtim të jetë i përbashkët. Një ndër synimet kryesore të politikës energjetike të BE është të zhvillojë konkurrencën në prodhim dhe furnizim në një treg të organizuar të energjisë elektrike me qëllim krijimin një tregu të vetëm evropian.

Çfarë sfidash duhen fituar që tregu rajonal i energjisë të jetë pjesë e këtij tregu që sapo përmendët: tregut të vetëm pan-evropian?

Sfidat janë të shumta dhe shumëdimensionale. Për Shqipërinë sfidat janë transpozimi i udhërrëfyesve dhe legjislacionit evropian në legjislacioni vendas; siguria e furnizimit; de-karbonizimi; konkurrenca e tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë, me fokus në çështjen e likuiditetit të tij dhe integrimit në sistemin e vetëm energjetik pan-evropian.

Çfarë përfitimesh do të sjellë tregu i përbashkët rajonal dhe integrim i tij në tregun pan-evropian për ekonominë dhe qytetarët e rajonit?

Tregu rajonal i energjisë elektrike do të krijojë kushtet për një treg konkurrues, që lejon vendosjen e çmimeve të drejta, të cilat burojnë nga zbatimi i një tregu të qëndrueshëm dhe transparent. Do të nxitet krijimi i kushteve për një treg të orientuar drejt importit dhe eksportit, që promovon përfitimet e konsumatorëve duke ofruar fleksibilitet për integrimin në tregun e energjisë elektrike pan-evropiane dhe bashkimin e tregjeve të ditës në avancë (Day ahead Market) dhe tregut brenda ditës (Intraday market).

Nëpërmjet integrimit të tregut rajonal në tregun pan-evropian qytetarëve të rajonit do t’u përmirësohet siguria dhe cilësia e furnizimit me energji, do t’u garantohet një mjedis me cilësi të lartë të ajrit si dhe do të kenë stabilitet në ꞔmimet e energjisë. Rritja e investimeve ka krijuar dhe do të krijojë hapësira të reja për investime si për burimet e reja të energjisë ashtu edhe për derivatet e tyre.

Çfarë zhvillimesh ka lidhur me energjinë e qëndrueshme në projektin e tregut rajonal të energjisë? Në Samitin e Berlinit, muajin e kaluar, më 6 korrik, i teti në kuadër të Procesit të Berlinit, pati zotime për këtë lloj energjie, si pjesë e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të KE-së për BP-së.

Në fokusin e strategjisë së Shqipërisë është zhvillimi i burimeve të qëndrueshme të energjisë dhe promovimi i investimeve në këtë fushë. Aktualisht Shqipëria është një vend që prodhon energji elektrike 100 për qind nga burimet hidrike. Në këtë kontekst, diversifikimi i burimeve të energjisë elektrike, nëpërmjet erës dhe burimeve fotovoltaike është në fokus të strategjisë tonë.

Në Shqipëri po investohet për ndërtimin e parqeve fotovoltaike me një fuqi të instaluar deri në 2400MW si edhe për prodhimin e energjisë eolike (nga era) me fuqi 100MW. Strategjia jonë e diversifikimit është plotësisht në përputhje me planet për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike në Shqipëri dhe bashkimin e tregut me Kosovën. Në rrafshin afatgjatë, pas bashkimit të tregut, presim që burimet tona të qëndrueshme të energjisë, të jenë në gjendje të jene konkurruese në rajonin e Evropës Juglindore.

Si konvergon krijimi i Tregut Rajonal të Energjisë me nismën e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe MV, të quajtur së fundi “Ballkani i Hapur”?

Skerdi Drenova: Me përfundimin e linjës 400kV Shqipëri – MV do të integrohen përfundimisht strukturat elektro-energjetike të dy vendeve. Jemi në fazën e fillimit të operimit të bursave energjetike të dy vendeve dhe kjo do të krijojë mundësinë të jemi shumë shpejt një treg ballkanik dhe me zona të ndryshme ofertuese. Krijimi i një tregu të përbashkët e bën më të thjeshtë në të ardhmen integrimin në tregun pan-evropian. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori