LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria së shpejti me marrëveshje për t’i njohur provimet e jurisprudencës dhe lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit

Kosova dhe Shqipëria së shpejti me marrëveshje për t’i njohur provimet e jurisprudencës dhe lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, ministrat e Drejtësisë të të dyja vendeve, Albulena Haxhiu dhe Ulsi Manja, janë zotuar për hartimin, negocimin dhe arritjen e një marrëveshjeje për njohjen dhe zbatimin e dënimeve alternative.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të hënën e 20 qershorit janë dakorduar për hartimin e një marrëveshjeje për njohjen dhe zbatimin e dënimeve alternative.


Sipas njoftimi të ministrisë, për këtë çështje janë marrë tri nisma.

“Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë tre nisma me Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilave garantohet reciprociteti në lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe ndërmjetësuesit në të dyja shtetet, si dhe mundësohet njohja e ndërsjellët e provimit të jurisprudencës”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve të të dyja vendeve, do të themelohet një grup i përbashkët për të parë mundësinë e zbatimit të reciprocitetit edhe në çështjet e tjera.

“Kjo shtrirje e bashkëpunimit vjen si kërkesë dhe nevojë e qytetarëve të të dyja vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, prandaj edhe zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, në marrëveshjet e zotuara për këtë qëllim, i kontribuon drejtpërdrejt interesit tonë të përgjithshëm dhe të përbashkët”.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë arritur pajtueshmëri për 19 pika në sektorë të ndryshëm, në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta tradicionale që mbahen ndërmjet dy shteteve.

Nga qeveria është thënë se marrëveshjet e memorandumet ndërqeveritare janë arritur në fushën e arsimit, doganave, energjisë, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes e drejtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori