LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Mali i Zi, konsultime politike për bashkëpunimin dy-palësh

Kosova dhe Mali i Zi, konsultime politike për bashkëpunimin dy-palësh

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Albert Prenkaj, dhe ai nga pala malazeze i udhëhequr nga Ivan Lekoviq, drejtor i Përgjithshëm i Bilaterales kanë mbajtur një takim të rregullt pune për konsultime politike dy-palësh, ashtu siç edhe parashihet me marrëveshjen e përbashkët të dy ministrive respektive.

Takimi u zhvillua në  Podgoricë, ndërsa temat, që u trajtuan kanë përfshirë marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, vlerësimin e gjendjes në lëmin e raporteve kontraktuale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në kuadër të integrimeve në NATO dhe BE dhe bashkëpunimin multilateral dhe rajonal.


Gjatë  këtij takimi, të dy drejtuesit e delegacioneve, Prenkaj dhe Lekoviq, kanë vlerësuar se  marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, janë shumë të mira dhe që nga konsulta e kaluar kanë shënuar progres, që mund të vërehet përmes kontakteve të shumta e të rregullta, vizitave të drejtuesve më të lartë shtetëror si dhe mbështetje reciproke.

Në të njëjtin takim është konfirmuar edhe gatishmëria dhe interesimi i ministrit të jashtëm të Malit të Zi,  Darmanoviq për vizitë zyrtare në Prishtinë, gjatë gjysmës së parë të muajit mars. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori