LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Britania bashkë edhe me një projekt për sundimin e ligjit

Kosova dhe Britania bashkë edhe me një projekt për sundimin e ligjit

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, u tha se rishikimi funksional është ndarë në shtatë shtylla, dhe se shtylla e parë është funksionimi i gjyqësorit, ku Ambasada Britanike ka shprehur gatishmërinë të përkrah tutje Kosovën në këtë proces.

Ministri Abelard Tahiri tha se presin që në fund të vitit 2020 Kosova të ketë një sistem të drejtësisë që nuk ballafaqohet me sfidat dhe problemet aktuale.


Tahiri tha se rishikimi funksional do të jetë një komponentë jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Qëllimi i kësaj është që më së largu në qershorin  e vitit të ardhshëm ta nxjerrim strategjinë nga rishikimi funksional e cila nga korriku e tutje do të fillojë implementimin . Edhe kjo strategji synon fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, synon fuqizimin e gjyqësorit, pavarësinë të mëtutjeshme të gjyqësorit, ngritjen e kapaciteteve dhe padyshim që lidhet ngusht edhe me agjendën që e lansuam dje që është ‘Drejtësia 2020’ ku për qëllim kemi që në fund të vitit 2020 të arrijmë, ta kemi një sistem të drejtësisë i cili nuk ballafaqohet me sfidat dhe problemet që është duke u ballafaquar tani”, tha Tahiri.

Këtu, sipas tij, po synohet të arrihet fuqizimi i agjencive të pavarura të zbatimit të ligjit, në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se shteti që ai përfaqëson do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë proces, raporton KP. Sipas O’Connell, krimi i organizuar mund të luftohet nga njerëzit që kanë trimëri.

“Fokusi duhet të mbetët tek prioritet tashmë të identifikuara në proceset e ministrisë. Qytetarët kanë nevojë për një zbatim pa hezitim të fuqishëm, po ashtu ne kemi nevojë për të njëjtën gjë, sidomos në fushën që është përmendur më herët, çdo gjë që cenon integritetin e sistemit cenon edhe rezultatet. Kjo është përgjegjësia e Kosovës por besoj fuqimisht që edhe pse ka probleme, ka dobësi, që njerëzit brenda sistemit kanë një rast që nuk do të përsëritet, të bëhen heronj të Kosovës. Është e qartë për mua që këto dukuri, si krimi i organizuar, mund të luftohen vetëm me trimërinë e njerëzve, shteteve ku ndodhet. E di, sepse kam parë trimërinë e kosovarëve, duhet të gjejnë prokuroret e gjyqtarët atë trimëri që është treguar gjatë luftës, që të bëhen heronj tëri”, tha O’Connell.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori