LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Austria me plan veprimi për marrëdhëniet dy-palëshe

Kosova dhe Austria me plan veprimi për marrëdhëniet dy-palëshe

Kosova dhe Austria do të kenë një plan veprimi dy-palësh me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të marrëdhënieve dy-palëshe.

Kjo u bë e ditur nga takimi i zhvilluar në mes ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.


Në kuadër të këtij takimi janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy vendeve me zotime të dy-anshme për ngritjen e mëtejme të nivelit të bashkëpunimit dhe me shtrirje gjithëpërfshirëse.