LAJMI I FUNDIT:

Kosova 13 pozita më ulët në raportin e të bërit biznes – burokracia dhe ndalimi i reformave ndër faktorët kryesorë

Kosova 13 pozita më ulët në raportin e të bërit biznes – burokracia dhe ndalimi i reformave ndër faktorët kryesorë

Rënia e Kosovës për trembëdhjetë pozita në raportin e të bërit biznes, konsiderohet shqetësim për përfaqësuesit e bizneseve.

Sipas tyre, vendi ynë duhet të përmirësojë sundimin e ligjit, reduktimin e burokracisë si dhe vazhdimin e reformave të të bërit biznes.


Në raportin “Doing Business 2020”, të publikuar nga Banka Botërore, Kosova radhitet në pozitën e 57-të nga 190 vende sa i përket lehtësisë së të bërit biznes, krahasuar me vendin e 44-të ku ka qenë vitin e kaluar.

Kosova radhitet e 12-ta në hapjen e një biznesi, e 15-ta në marrjen e kredisë, e 31-ta në tregtinë ndërkufitare, e 160 në trajtimin e lejeve të ndërtimit, e 128-ta në mbrojtjen e investitorëve nga pakicat, e 90-ta në furnizimin me energji elektrike, e 53-ta në zbatimin e kontratave, e 48-ta në pagesën e tatimeve, e 37-ta në regjistrimin e pronës dhe e 48-ta në zgjidhjen e rasteve të paaftësisë së pagesës, përcjell Telegrafi.

Raporti 'Doing Business 2020': Kosova zbret për 13 vende
Lexo po ashtu Raporti 'Doing Business 2020': Kosova zbret për 13 vende

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, për Telegrafin ka thënë se ndalimi i reformave ka ulur Kosovën në renditje.

“Ndalimi i reformave në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes në Kosovë ka qenë i dukshëm dhe ka qenë diçka për të cilën ne kemi shprehur shqetësimet tona. Raporti i kaluar i Bankës Botërore, në të cilin Kosova është renditur për katër vende më poshtë krahasuar me vitin paraprak ka qenë shenja e parë paralajmëruese, pas të cilit institucionet përgjegjëse, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe e tërë Qeveria e Kosovës, është dashur të veprojnë me një seriozitet më të madh. Ky është një lajm jashtëzakonisht i keq në përpjekjet e shtetit për tërheqjen e investimeve të huaja”, tha Zeka.

Ai shton se qeveria e re duhet të vazhdoj me reformat për të krijuar një mjedis të të bërit biznes.

“Qeveria e re duhet me doemos të vazhdojë reformat në mjedisin e të bërit biznes, por edhe të ofrojë pako më konkrete të lehtësirave për investitorët e huaj, duke ndjekur modelet e shteteve të tjera të cilat duket se kanë më shumë sukses në tërheqjen e investitorëve të huaj. Është për keqardhje të shihet që pikërisht në indikatorin e zbatueshmërisë së kontratave, në të cilin historikisht nuk kemi pasur rangim të mirë, kemi shënuar përkeqësim të mëtejmë. Asnjë investitor i huaj serioz nuk do të marrë vendim të investojë në ndonjë shtet i cili rangohet keq në aspektin e sigurisë juridike”, shtoi ai.

Pronari i kompanisë për përpunimin e mishit “Meka”, Burim Piraj e konsideron burokracinë në institucionet kompetente si një nga problemet kryesore.

“Kemi shumë vështirësi, ligjet në përgjithësi i kemi shumë të mira, mirëpo zbatimi i tyre shpesh na paraqet komplikime. Ka vështirësi të natyrës së ndryshme kryesisht të lidhura me burokraci dhe me personel të pa kualifikuar që ushtrojnë pozita me rëndësi në vend”, tha për Telegrafin, Piraj.

Sipas tij, duhet të vazhdohet bindshëm për referomat në biznes.

“Mendoj se nuk mjafton raporti për të qenë ne të kënaqur, neve më shumë na interesojnë rezultatet praktike, nuk po vërehet ndonjë rritje e punësimit e as rritje e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, prandaj ne nuk duhet të mjaftohemi me këtë raport po duhet të vazhdojmë me reforma bindëse derisa të arrijmë që së paku të zbusim papunësinë dhe të rrisim GDP-në që e kemi nga më të ulëtat në Evropë”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në komunikatë për media ka thënë se raporti i Bankës Botërore, konfirmon progresin gradual dhe të qëndrueshëm të Kosovës drejt krijimit të një klime të favorshme për biznes dhe tërheqje të investimeve në vend.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, progresi i bërë nga Kosova është evident dhe lehtësia e të bërit biznes ka pasur progres në shtatë indikatorë nga 10 sa janë gjithsej.

MTI pas raportit 'Doing Business 2020': Kosova vazhdon me procesin e reformave për përmirësimin e mjedisit afarist
Lexo po ashtu MTI pas raportit 'Doing Business 2020': Kosova vazhdon me procesin e reformave për përmirësimin e mjedisit afarist

“Në të, mes tjerash, thuhet se Kosova e ka bërë progres më të lehtë menaxhimin e lejeve të ndërtimit, ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike, ka forcuar mbrojtjen e investitorëve të pakicave dhe ka lehtësuar zbatimin e kontratave”, thuhet në komunikatë, por edhe në raportin e Bankës Botërore.

Sidoqoftë, në raportin e Bankës Botërore, Kosova paraqitet e katërta nga vendet e rajonit. Ajo renditet pas Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, kurse Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina radhiten në pozita më poshtë.

Çdo vit, raporti “Doing Business” në 190 ekonomi, mat aspekte të rregulloreve të biznesit që janë me rëndësi për ndërmarrësit, duke u fokusuar në dhjetë fusha: krijimin e një biznesi, trajtimin e lejeve të ndërtimit, furnizimin me energji elektrike, regjistrimin e pronave, marrjen e kredisë, mbrojtjen e investitorëve të pakicave, pagesën e taksave, tregtinë ndërkufitare, zbatimin e kontratave dhe zgjidhjen e rasteve të paaftësisë së pagesës.

Lista e Bankës Botërore kryesohet nga Zelanda e Re, pas saj vijnë Singapori dhe Hong Kongu, ndërsa në fund të listës janë Somalia, Eritrea dhe Venezuela. Raporti thekson se ekonomitë me përmirësimin më të dukshëm janë Arabia Saudite, Jordania, Togo, Bahrejni, Taxhikistani, Pakistani, Kuvajti, Kina, India dhe Nigeria. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Ekonomi
MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA HALAL FOOD
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori