LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Kosnett i kërkon Kurtit të mos nxitohet me reciprocitetin ndaj Serbinë

Ambasadori Kosnett i kërkon Kurtit të mos nxitohet me reciprocitetin ndaj Serbinë
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka rikthyer sërish çështjen e reciprocitetit me Serbinë, diçka që qeveria amerikane e kishte kundërshtuar.

Një qëndrim të njëjtë duket se amerikanët e kanë edhe tash.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se tani nuk do të ishte konstruktive që Kosova të vendosë masat e reciprocitetit.

“A ka Kosova ka të drejtë ligjore si vend sovran për ta bërë këtë, do të thosha ‘po’. Por, qeveria gjithashtu ka thënë se dëshiron të ketë qasje të kujdesshme për zhvillimin e strategjisë për dialog, që duan të flasin me partnerët e tyre ndërkombëtarë, si dhe me hisedarët brenda vendit dhe të hartojnë një qasje të kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse. Mendoj se kjo ka kuptim. Pra, duhet të bëhet dallimi në mes të asaj që Qeveria e Kosovës thotë se kemi të drejtë, mund të vendosim hapa të caktuar dhe thënies se do ta bëjmë këtë menjëherë”, tha ai.

“Mendoj se qeveria ka treguar qëndrim konstruktiv duke dëshiruar që të planifikojë dhe të bëjë përpjekje për hartimin e qasjes së saj. Jo vetëm të ngutet në një drejtim të caktuar. Prandaj, në këtë kuptim, mendoj se është e drejtë të themi se Kosova tashmë ka hyrë në procesin e dialogut. Dhe shpresoj se sa më shpejt do të ketë takime me Serbinë në Bruksel duke e kuptuar se nuk mund të mbyllet çdo gjë me një takim të vetëm, është proces”.

Kosnett në Klan Kosova i ka thënë Qeverisë Kurti 2 që të mos ngutet dhe të vendosë reciprocitetin me Serbinë tani.

“Mos i vendosni tani. I merrni parasysh përderisa e zhvilloni strategjinë e përgjithshme. Çka do të më bënte më të lumtur – jo vetëm mua, por çka do të bënte edhe qeverinë time më të lumtur do të ishte nëse vendet tjera që kanë vendosur pengesa të thonë: E dini, nuk duam të hyjmë në luftë tarifore ku gjithnjë e më shumë vëmë presion mbi të gjithë qytetarët tanë, do të dëshironim që të gjithë të shkojnë në drejtim më pozitiv”, tha ndër të tjera Kosnett.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori