LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Gratë udhëheqëse janë thelbësore në suksesin e Kosovës

Kosnett: Gratë udhëheqëse janë thelbësore në suksesin e Kosovës

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin, derisa ka thënë se gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës.

Kosnett një postimi në Twitter, ka thënë se votuesit në Kosovë kanë inkurajuar që më shumë gra se kurrë do të kenë role kryesore publike në ndërtimin e të ardhmes.


“Megjithëse shpesh të pavlerësuara, gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës. Votuesit e inkurajuar e pranuan me shumicë dërrmuese këtë, duke siguruar që më shumë gra se kurrë do të kenë role kryesore publike në ndërtimin e të ardhmes së # Kosovës. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas! # IWD2021”, ka shkruar Kosnett.

Ndryshe, sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosën që 8 marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.

Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.