LAJMI I FUNDIT:

KosICT sjellë të ftuar special për të diskutuar rreth EA Sports

KosICT sjellë të ftuar special për të diskutuar rreth EA Sports

EA Sports është një markë e njohur për të gjithë, e cila krijon dhe zhvillon video lojëra sportive të bazuara në jetë reale.

Në një kohë kur fuqia e digjitalizimit dhe informatikës po rritet, themeluesi i EA Sports Jeff u bashkua me shokët e tij për të krijuar këtë kompani të famshme elektronike. Ata krijuan një video të brendshme që diskutonte vizionet, qëllimet dhe mënyrën se si EA do të ndikonte në jetën e njerëzve.


Qëllimi kryesor i kompanisë ishte që t’i bënte njerëzit të përjetonin një ndjenjë të re rreth kompjuterave, t’i bënin ata të lidhur më emocionalisht.

Në konferencën e këti j viti të KosICT  Burton do të tregojë më shumë për historinë, përvojën e tij dhe se si e gjithë kjo e çoi atë në investime të reja që do të ndryshonin mënyrën se si ndihemi për teknologjinë.

Pasioni për teknologjinë e ka bërë Burton të themeloj  HolodeckVR, një kompani me qendër në Mynih me qëllim që të transformojë rrënjësisht se si prodhohet dhe konsumohet përmbajtja digjitale dhe virtuale 3D.

Për më shumë rreth EA Sports dhe tema të tjera rreth teknologjisë bëhuni pjesë e konferencës KosICT ose vizitoni webfaqen zyrtare: http://kosict.com/