Investimet e huaja në Shqipëri shumë shpejt pritet të hyjnë në një fazë vështirësie. Dy projektet e mëdha më ndikim afro 60 për qind në totalin prej mbi 1 miliard euro të shifrës së investimeve të huaja direkte, janë drejt përfundimit dhe qeverisë do të duhet t’i zëvendësojë me projekte ambicioze.
Komuniteti i investitorëve dhe përfaqësues të opozitës raportojnë disa probleme, që përbëjnë pengesë në tërheqjen e kapitalit të huaj, si korrupsioni, taksat e larta, siguria ligjore, ndryshimet e shpeshta të ligjit fiskal, problemet me pronën, etj., ndërsa qeveria angazhohet për përmirësimin e klimës së biznesit përmes forcimit të institucioneve dhe kuadrit ligjor.
Investimet janë një burim i rëndësishëm i fluksit të parasë dhe të kapitalit në ekonomi. Por me gjithë përpjekjet e qeverive të ndryshme për tërheqjen e kapitalit të huaj Shqipëria mbetet e fundit në rajon. Përfaqësues të investitorëve të huaj raportojnë barriera të shumta, në ushtrimin e aktivitetit të tyre. Zyrtarët thonë se investimet e huaja direkte kanë një trend në rritje dhe kapën një shifër mbi 1 miliard euro në vitin 2018, që sipas opozitës nuk tregon realitetin.
“Nga viti 2013 deri në vitin 2018 për investimet e huaja kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë Tap dhe Devolli, por 60 për qind e kësaj vlere janë këto dy investime. TAP ka përfunduar 90 për qind të investimit të tij këtë vit, dhe nga viti tjetër ai stopon. E njëjta gjë ndodh dhe me Devollin. Ky është një problem shumë serioz për ekonominë shqiptare, sepse nuk e dimë akoma me çfarë do të zëvendësohen”, thotë Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së PD-së.
“Trendi i invesitmeve të huaja në Shqipëri këto vite ka qenë në rritje, por shumë shpejt do duhet të zëvendësojmë këto investime të mëdha me investime të tjera. Ajo që po mundohemi të bëjmë është të ndryshojmë qasje. Nga qasja në pritje në pritje të investimeve të huaja, ne duam të bëjmë një qasje proaktive”, pohon Eduard Shalsi, ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
“Qeveria shqiptare nuk ka treguar se cilat janë prioritetet e saj, nuk ka ftuar investitorët e huaj dhe nuk ka absolutisht asnjë plan të ngjashëm, për të zëvendësuar Tap-in dhe Devoll-in me një investim të përmasave të tilla”, shprehet Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së PD-së.
“Janë disa projekte në fakt që po analizohen për t’ua paraqitur investitorëve të huaj. Kemi hidrocentralin e Skavicës, një investim rreth 350 milionë euro. Nga ana tjetër kemi projektin Adriatik Pipeline që kërkon të lidhë Shqipërinë më Kroacinë. Në këtë funksion edhe TEC-in e Vlorës, kërkojmë të lidhim me TAP-in. Gjithashtu në zonën e Dumresë po studiohet për ndërtimin e një depozite të madhe gazi. Ndërkohë ka projekte siç është ai i një rafinerie shumë të madhe të përpunimit të naftës në Durrës”, shpjegon Shalsi.
Investitorët shohin në Shqipëri një treg të vogël dhe investimet e tyre i planifikojnë në një kontekst rajonal, ku Shqipërisë i duhet të konkurrojë me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në lidhje me konkurrimin Shqipëria performon shumë dobët. Amerika ka qenë partneri i tetë i Shqipërisë në vitin 2017 dhe është tani në këtë moment partneri i dhjetë, pra kemi një rënie. Ditët e fundit është diskutuar shumë raporti i Bankës Botërore i 2020-së ‘Doing Business’. Një nga diskutimet kryesore ka qenë diskutimi botëror dhe rënia që Shqipëria ka pasur në lidhje me renditjen botërore”, pohon Enio Jaço, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë. /Zëri i Amerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar