LAJMI I FUNDIT:

Korrigjohet Ambasada: Nuk pati viktimë të katërt në aksidentin ku vdiqën tre kosovarë në Gjermani

Korrigjohet Ambasada: Nuk pati viktimë të katërt në aksidentin ku vdiqën tre kosovarë në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se në aksidentin në Meerseburg, në të cilin vdiqën tre persona nga Kosova, nuk ka pasur viktimë të katërt, siç kishte njoftuar të shtunën kjo ambasadë.

Nga ambasada të shtunën thanë se pos tre anëtarëve të një familjeje kosovare, me shtetësi zvicerane, në aksident kishte pasur edhe viktimë të katërt.


Megjithatë, të dielën, kjo ambasadë ka kërkuar falje për raportimin e mëhershëm duke njoftuar se përmes raportit zyrtar nga autoritetet gjermane është bërë e ditur se viktimë të katërt s’ka pasur fare.

“Ambasada e Kosovës në Berlin sot ka marrë raportin zyrtar për aksidentin e Meerseburg. Me këtë rast autoritetet gjermane kanë njoftuar që në këtë aksident kanë vdekur 3 persona nga familja K. me shtetësi zvicerane dhe prejardhje nga Kosova kurse viktimë të katërt nuk ka pasur fare. I njëjti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane edhe kundruall mediave gjermane”, thuhet në njoftim të Ambasadës.

Ndërsa dje, ambasada kishte njoftuar se “Sot në mëngjes kemi informuar Ministrinë e Jashtme të Republikës të Kosovës që në aksidentin e djeshëm në autorrugën B31 tek Meersburg (Baden-Württemberg) kanë qenë të përfshirë 5 shtetas të Kosovës. Dje kanë vdekur 3 persona- dy nga familja K. nga Kosova dhe një person tjetër kurse sot paradite ka ndërruar jetë personi i katërt”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe antari i tretë i familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt që ishte në aksident – teksa dy të tjerë janë duke u trajtuar në spital. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Lajme
Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Lajme
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Politikë
Kalo në kategori