LAJMI I FUNDIT:

Korporata “Rugove” i dhuron fotografit Arian Mavriqi, një veturë të tipit Ford Ranger

Korporata “Rugove” i dhuron fotografit Arian Mavriqi, një veturë të tipit Ford Ranger

Korporata “Rugove”, ka dhuruar fotografit Arian Mavriqi, një veturë të tipit “Ford Ranger”.

Mavriqi përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar korporatën “Rugove” për donacionin.

Ndërsa ka thënë se vetura do t’i ndihmojë për të promovuar botën e egër në Kosovë.

Të dashtun, kam kënaqësinë të ju njoftoj që kjo Makinë “Ford Ranger” më është dhuruar Donacion nga “Korporata Rugove” të cilët dua ti falënderoj për këtë dhuratë, sepse do lehtëson shumë punën time për promovimin dhe dokumentimin e Botës së Egër. Njerëzit si ju u shtofshin dhe mbi të gjitha Zoti ju shpërbleftë”, shkroi Mavriqi.

Korporata Rugove është prodhues vendor i ujit dhe djathit të paketuar 100% natyral./Telegrafi/