LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut vret në heshtje, “luftëtarët” e drejtave të njeriut pretendojnë se e dinë pse Kim po i fsheh ekzekutimet publike

Koreja e Veriut vret në heshtje, “luftëtarët” e drejtave të njeriut pretendojnë se e dinë pse Kim po i fsheh ekzekutimet publike

Koreja e Veriut ka tentuar të parandalojë “rrjedhjen” e informacioneve në botën e jashtme lidhur me ekzekutimet publike të kryera viteve të fundit, nga frika se Pyonyang ndoshta mund të reagojë ndaj një kontrolli ndërkombëtarë të drejtave të njeriut, ka bërë të ditur një grup kërkimor me seli në Seul.

Grupi punues për drejtësi, ka analizuar imazhet satelitore dhe ka mbledhur dëshmitarë të 23 ekzekutimeve publike gjatë kohës së Kim Jong-un, që mori pushtetin dhjetë vite më parë pas vdekjes së babait në dhjetor të vitit 2011, transmeton Telegrafi.


Të arratisurit nga Koreja e Veriut, kanë thënë se ekzekutimet janë kryer në vende që ishin monitoruar nga afër, e autoritet janë vigjilente sa i përket shmangies së informacioneve.

“Viteve të fundit, duket se Koreja e Veriut zgjedh në mënyrë strategjike vende të largëta nga zona kufitare dhe i kryen vrasjet”, ka bërë të ditur organizata joqeveritare, që ka për qëllim dokumentimin e shkeljeve të drejtave të njeriut ku më pas kërkon drejtësi për viktimat.

“Mbikëqyrja dhe kontrolli i publikut të mbledhur në këto ngjarje është ashpërsuar për të parandaluar publikimin e informacioneve në publik, e në veçanti jashtë vendit. Gjetjet tona sugjerojnë që Kim po i kushton çdo herë e më shumë rëndësi çështjeve të drejtave të njeriut, si përgjigje në kontrollin e forcuar”, thuhet ndër tjera në raport. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori