LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut sërish teston armë, lanson në det tetë raketa balistike me rreze të mesme veprimi

Koreja e Veriut sërish teston armë, lanson në det tetë raketa balistike me rreze të mesme veprimi

Koreja e Veriut ka kryer një testim tjetër me raketa. Kësaj radhe janë tetë raketa balistike që i lansoi në det në lindje të vendit – ku në mënyrë të vazhdueshme po demonstron fuqinë e këtyre armëve, ka raportuar ushtria jugkoreane.

“Ushtria jonë ka detektuar lansimin e tetë raketave balistike me rreze të mesme veprimi në Sunan të Pyonyang në drejtim të lindjes”, thuhet ndër tjera në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane, transmeton Telegrafi.


Raketat janë lansuar me një distancë kohore prej 30 minutash. E ky ishte lansimi i 18-të i raketave nga fillimi i këtij viti.

Lideri suprem i këtij vendi Kim Jon-Un po e mban me “grusht të hekurt” Korenë e Veriut, që konsiderohet si vendi më i izoluar në botë. /Telegrafi/