Koreja e Veriut duke u munduar të mbulojë situatën kaotike të krijuar në vend, po përdor sërish propagandën kinse ky vend nuk ka të regjistruar raste me coronavirus.
Ata madje po përdorin fotoshopin për t’i edituar fotografitë ku shihen mjekët duke përdorur maska mbrojtëse, derisa liderin e vendit Kim Jong-Un e shfaq pa maskë – kinse nuk i frikësohet sëmundjes, transmeton Telegrafi.
Shumë fotografi të shkrepura në Korenë e Veriut së fundmi, që tregojnë “angazhimin” e ekipeve të mjekëve që po bëjnë të “pamundurën” për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, janë dërguar te Stuart Gibson, ligjërues dhe ekspert i shkencave forenzike pranë Universitetit të Kentit.
Gibson që për 24 vite analizoi fotografi të ndryshme dhe madje ka krijuar softuer që detekton imazhet e rreme, ka thënë se që të shtatë fotografitë janë “të rreme”.
Në njërën prej tyre shfaqen dy femra duke punuar brenda një fabrike, derisa një kolege e tyre qëndron më pas pranë një makinerie.
“Po i shikoj imazhet të maskës së fytyrës dhe rezolucioni i tyre është më i ulët sesa i imazheve tjera, dhe kjo më thotë se ato janë edituar. Nëse shikoni zonën në anën e djathtë të maskës, shihet se si nuk përshtatet për nga madhësia krahasuar me anën e majtë. Ata kanë tentuar t’i editojnë, por edhe aty vërehet një lëvizje e vogël e rezolucionit”, ka thënë Gibson.
Sipas tij njëjtë ka ndodhur edhe me imazhet tjera që sipas tij janë të edituara dhe më këtë është munduar që botës t’i hidhet hiri në sy, kinse po ndërmerren masat kundër përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij