LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut urdhëron mbylljen e shkollave në Seul

Koreja e Jugut urdhëron mbylljen e shkollave në Seul

Koreja e Jugut ka mbyllur të gjitha shkollat dhe kopshtet në zonën më të madhe të Seulit pas rritjes së rasteve me coronavirus.

Mësimi në distancë do të vazhdojë deri më 11 shtator, tha Ministria e Arsimit e këtij vendi aziatik, raporton BBC.


Të gjithë nxënësit tani do të mësojnë nga shtëpia, përjashtim bëjnë gjimnazistët që duhet të kryejnë provimin pranues universitar gjatë muajit dhjetor, transmeton Telegrafi.

Është një goditje e madhe për një vend që është vlerësuar për trajtimin e pandemisë globale. Ndërsa rastet filluan të binin në muajin maj, nxënësit u kthyen në shkolla në faza të ndryshme.

Por, afërsisht 200 pjesëtarë të stafit arsimor dhe studentë janë infektuar gjatë dy javëve të fundit në zonën më të madhe të Seulit.

Koreja e Jugut ka raportuar 310 vdekje dhe 17.945 raste që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori