Koreja e Jugut ka “angazhuar me urgjencë” rreth 80 aeroplanë luftarakë pasi zbuloi mobilizimin e 180 aeroplanëve luftarakë të Koresë së Veriut pranë kufirit ushtarak midis dy vendeve..
Në një deklaratë, ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte “vërejtur” rreth 180 aeroplanë ushtarakë të Koresë së Veriut midis orës 11:00 dhe 15:00 sipas kohës lokale, një ditë pasi Peniani besohet se ka kryer testin e dështuar të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM).
Tensionet në Gadishullin Korean filluan të rriten të hënën, kur filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, duke përfshirë qindra aeroplanë dhe mijëra pjesëtarë të shërbimit nga të dy vendet, sipas SHBA.
Koreja e Veriut akuzoi aleatët për veprime provokative dhe të mërkurën lëshoi 23 raketa nga brigjet e saj lindore dhe perëndimore – më së shumti raketa që janë gjuajtur në një ditë të vetme – në ujërat në të dyja anët e gadishullit, duke e shtyrë Seulin të përgjigjet me tre raketa tokë-ajër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dislokimi i Koresë së Jugut i së premtes përfshinte një numër të paspecifikuar avionësh luftarakë F-35A, thuhet në deklaratë, dhe avionët luftarakë të Koresë së Jugut që marrin pjesë në manovrat e përbashkëta në vazhdim kishin “mbajtur gjithashtu një pozicion gatishmërie”, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Pas testit të dyshuar të ICBM të së enjtes, SHBA dhe Koreja e Jugut njoftuan se do të zgjasin stërvitjet për një ditë shtesë deri më 5 nëntor, një lëvizje e denoncuar nga një zyrtar i Koresë së Veriut si një “zgjedhje shumë e rrezikshme dhe e rreme”, sipas mediave shtetërore.
Më vonë, pas takimit me homologun e tij koreano-jugor në Pentagon, sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin akuzoi Korenë e Veriut për “veprimtari të papërgjegjshme dhe të pamatur”.
“Ne kemi thënë më parë se këto lloj aktivitetesh janë potencialisht destabilizuese për rajonin. Kështu që ne u bëjmë thirrje atyre që të ndërpresin atë lloj aktiviteti dhe të fillojnë të angazhohen në dialog serioz”, tha Austin.
Një takim i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të zhvillohet të premten për të diskutuar lëshimet e fundit të raketave të Phenianit.
Sipas një zëdhënësi të Misionit të SHBA-së në OKB, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Shqipëria, Irlanda dhe Norvegjia kishin bërë thirrje për një takim të hapur.
Ndërkohë në një intervistë për CNN të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield dënoi veprimet e Koresë së Veriut, duke thënë se Pheniani kishte shkelur rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës