LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut do të ofrojë 5.3 miliardë dollarë financim për të mbështetur investimin e baterive në Amerikën e Veriut

Koreja e Jugut do të ofrojë 5.3 miliardë dollarë financim për të mbështetur investimin e baterive në Amerikën e Veriut

Koreja e Jugut të premten tha se do t’i ofrojë 5.32 miliardë dollarë (7 trilionë juan) në mbështetje financiare për prodhuesit e saj të baterive të cilët kanë synim që të investojnë në infrastrukturë në Amerikën Veriore përgjatë 5 vjetëve të ardhshme, në mënyrë që t’i ndihmojë firmat që të përballojnë Aktin për Reduktimin e Inflacionit të SHBA-së.

Mbështetja e qeverisë do të përfshijë uljen e normave të huadhënies dhe primeve të sigurimit deri në 20 për qind, si dhe ofrimin e më shumë huave dhe kredive tatimore për objektet e prodhimit të baterive dhe materialeve të firmave koreane në rajon, tha ministria e industrisë.


Departamenti i Thesarit në SHBA-së javën e kaluar prezantoi rregulla më të rrepta të taksave për veturat elektrike (EV), duke kërkuar që prodhuesit e veturave të marrin një përqindje të caktuar të mineraleve kritike për bateritë e veturave elektrike nga Shtetet e Bashkuara ose nga një partner i tregtisë së lirë të SHBA-së për t’u kualifikuar për stimuj të rinj federalë të SHBA-së sipas. Aktit të Reduktimit të Inflacionit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Ky akt kërkon që 50 qind e vlerës të komponentëve të baterive të prodhohet ose montohet në Amerikën Veriore në mënyrë që të kualifikohet për kredinë prej 3,750 dollarëve dhe 40 për qind e mineraleve kryesore të merret nga Shtetet e Bashkuara ose një partner i tyre për tregti të lirë, edhe kjo për një kredi prej 3,750 dollarëve.

“Si qeveria, ashtu edhe biznesmenët duhet që të bashkëpunojnë që bashkë ta gjejnë një zgjidhje që në mënyrë efektive të përballen me situatat që po ndryshojnë shpejtë pas Aktit për Reduktimin e Inflacionit”, deklaroi Ministri i Tregtisë Lee Chang-yang ndërsa kryesonte një takim me prodhuesit kryesorë të qelizave të baterive dhe firmat e materialeve.

Në nëntor, Koreja e Jugut nisi aleancën e baterive të mbështetur nga qeveria për të nxjerrë më mirë metalet kyçe të dominuara nga Kina për të forcuar stabilitetin e zinxhirit të furnizimit të baterive.

LG Energy Solution Ltd, Samsung SDI Co Ltd dhe SK On e Koresë së Jugut, përbëjnë tre nga pesë prodhuesit më të mëdhenj në botë të baterive të veturave elektrike, që komandojnë më shumë se një të katërtën e tregut global dhe furnizojnë kompani si Tesla Inc, Volkswagen AG dhe General Motors Co.

Në mars, LG Energy Solutions [LGES] tha se do të rifillonte një projekt të bllokuar të baterive në SHBA me një investim prej 5.6 miliardë dollarë në Arizona për t’u kualifikuar për stimuj federalë sipas Aktit të Reduktimit të Inflacionit. /Telegrafi/