LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut fik megafonët e propagandës

Koreja e Jugut fik megafonët e propagandës

Koreja e Jugut ka fikur rrjetin e megafonëve të vendosur përgjatë kufirit me Veriun komunist dhe të përdorur si mjet informacioni për t’u treguar koreano-veriorëve se në ç’regjim jetojnë.

Vendimi i marrë nga Seuli është argumentuar me zbutjen ndjeshëm të tensioneve mes dy vendeve dhe mbërrin para takimit të nivelit të lartë, që pritet të mbahet përgjatë kësaj jave.

Megafonët përdoren për të transmetuar me zë të lartë nga muzika koreano-jugore e deri tek lajmet kritike për Korenë e Veriut.


Edhe vetë Peniani ka përgjatë kufirit të tij një rrjet të tillë propagandistik me mijëra megafonë, ku gjithashtu luan muzikën vendase dhe transmetohen edicione informative qortuese për “kapitalistët” jugorë.

Deri më tani, vetëm Seuli ka njoftuar heqjen e spinës së propagandës, ndërsa nga Peniani nuk ka asnjë informacion nëse do të ndërmerret e njëjta masë apo jo.

Tensionet mes dy Koreve janë zbutur ndjeshëm në muajt e fundit. Kombi i ndarë në dy shtete u shfaq i bashkuar në lojërat olimpike dimërore të zhvilluara në Korenë e Jugut, ndërkohë që të premten do të zhvillohet një takim historik mes Kim Jong-un dhe Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Gjatë fundjavës, Kim Jong-un deklaroi tërheqjen nga testet bërthamore. Ai tha se nuk ka më nevojë për testime të tilla, pasi “bota e ka marrë vesh që Koreja e Veriut i zotron ato”.

Tensionet janë zbutur edhe me Uashingtonin, që e ka mirëpritur vendimin e ndalimit të testimeve bërthamore, ndërsa të dyja palët kanë rënë dakord për një takim mes Presidentit Trump dhe Kim Jong-un në qershor. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori