Një grua që punon në një depo të Amazon, ka bërë një kërkesë mbarëkombëtare për klientët që të kontrollojnë paketat e tyre dhe të gjejnë unazën e saj të fejesës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jasmine Paget, 18 vjeçe, mbeti shumë e mërzitur kur ajo po mbaronte ndërrimin e saj në departamentin e paketimit dhe vuri re që unaza e saj e fejesës me diamant mungonte.


Jasmine, e cila u fejua me Josh Mannings në ditën e Shën Valentinit, llogarit se unaza mund të ketë rënë në njërën prej qindra paketimeve që ajo përgatiti të shtunën më 6 qershor dhe tani po nxit këdo që ka porositur nga Amazon të kontrollojë për unazën e saj të humbur.

aa1 1

Pasi vërejti se unaza mungonte, Jasmine, e cila jeton në Swansea, nisi një apel në median sociale e cila që atëherë është ndarë mijëra herë - por deri më tani unaza nuk është gjetur.

Jasmine tha: "Unë mendoj se kam humbur unazën në orën e fundit të ndërrimit tim pasi kam tendencë të shikoj atë shpesh - dhe kur shikova ndërkohë, ajo thjesht ishte zhdukur”.

aa2 1

"Unë paketoj afërsisht 160 pako në orë dhe paketoj një shumëllojshmëri”.

"Fatmirësisht, Josh ka qenë aq mirëkuptues! Ai sapo bëri një shaka të madhe për të mbajtur shpresat e mia”.

"Përgjigja në mediat sociale ka qenë e jashtëzakonshme dhe ne thjesht po përpiqemi të qëndrojmë pozitiv dhe shpresojmë që dikush ta gjejë atë". /Telegrafi/