LAJMI I FUNDIT:

Kontrolli zbulon 45 kopshte të palicencuara në Shqipëri, 37 prej tyre në Tiranë – rastet referohen në prokurori

Kontrolli zbulon 45 kopshte të palicencuara në Shqipëri, 37 prej tyre në Tiranë – rastet referohen në prokurori

Plani i masave për kontrollet e të gjithë territorit për të zbuluar rastet e kopshteve të palicencuara, i iniciuar pas skandalit në kopshtin “Stinët” ku një 3-vjeçareje dyshohet se iu thye këmba në krevat nga edukatorja, ka nisur të jap rezultatet e para.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Report Tv se nga kontrollet e kryera deri më tani janë zbuluar në total 45 kopshte të palicencuar dhe pa dokumentacion të plotë, mes të cilëve 37 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Lezhë dhe 1 tjetër në Gjirokastër.


Të gjithë janë referuar në prokuroritë përkatëse për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, në nenin 181 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim nga gjobë deri në burgim në 3 vjet. /Telegrafi/