LAJMI I FUNDIT:

Kontracepsioni i urgjencës: A ndikon në fertilitet pilula ‘një ditë pas’?

Kontracepsioni i urgjencës: A ndikon në fertilitet pilula ‘një ditë pas’?

Pilula një ditë pas është një lloj kontracepsioni urgjent që përdoret për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar te gratë

Është një formë kontracepsioni emergjent (EC) që përmban levonorgestrel, një formë sintetike e hormonit progestin.


Mund të ndihmojë në parandalimin e shtatzënisë, nëse merret brenda 120 orësh (5 ditë) pas marrëdhënies seksuale.

Nuk funksionon nëse jeni tashmë shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Si ndikon pilula ‘një ditë pas’?

Hulumtimet aktuale sugjerojnë që pilula funksionon kryesisht duke vonuar ose parandaluar ovulimin. Gjithashtu mund të parandalojë fekondimin.

Me sa dihet, nuk është efektive pas fekondimit të vezëve.

A është normale të rrjedhë gjak pas përdorimit të kësaj pilule?

Gjakrrjedhja nga vagjina nuk është një efekt anësor i shpeshtë, por mund të ndodhë. Zakonisht gjakrrjedhja është e lehtë dhe kalon vetë.

Në raste të rralla, gjakrrjedhja mund të shkaktojë diçka më serioze, kështu që nëse vëreni gjakrrjedhje të pazakontë, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Sa efektive është kjo pilulë?

Për shkak se kjo pilulë parandalon shtatzëninë, është e vështirë të matet me saktësi efektiviteti i saj.

Kjo do të kërkonte informacion se sa gra do të kishin mbetur shtatzënë nëse nuk do të kishin marrë pilulën një ditë më pas, gjë që nuk është e mundur.

Prandaj, shumica e masave të efektivitetit janë vetëm vlerësime. Prodhuesit pretendojnë se është:

– 95 për qind efektive kur merret brenda 24 orëve nga marrëdhënia seksuale.
– 61 për qind e efektshme kur merret ndërmjet 48 dhe 72 orësh pas marrëdhënies seksuale.

Sidoqoftë, studimi i fundit sugjeron që mund të jetë deri diku efektive deri në 120 orë pas marrëdhënies seksuale.

A do të ndikojë marrja e pilulës një ditë më pas në pjellorinë tuaj në të ardhmen?

Pilula një ditë më pas nuk ndikon në pjellori. Kjo nuk do t’ju ndalojë të mbeteni shtatzënë në të ardhmen, as nuk do të rrisë rrezikun e abortit nëse, pavarësisht përdorimit të pilulës, përsëri të mbeteni shtatzënë.

Krahas kësaj, nuk ka asnjë kufizim për sa shpesh mund ta merrni këtë pilulë.

A ka ndonjë efekt anësor të mundshëm?

Efektet anësore janë zakonisht të lehta. Këto mund të përfshijnë:

– marramendje
– lodhje
– dhimbje koke
– periudha të çrregullta
– dhimbje të butë në bark ose ngërçe
– të përziera
– të vjella
– gjakrrjedhje.

A mund të jeni të sigurta që pilula ka ndikuar një ditë më pas?

Përgjigja më e shkurtër për këtë pyetje është – jo. Nuk ka asnjë simptomë që zbulon (pa) efektshmërinë e kontracepsionit urgjent. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori