LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet për konsumim të drogës brenda zyrave nga nënkryetarja e komunës së Leposaviqit – Prokuroria nis hetimet

Dyshimet për konsumim të drogës brenda zyrave nga nënkryetarja e komunës së Leposaviqit – Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me rastin në komunën e Leposaviqit, ku nënkryetarja e kësaj komune Dragana Miletiq, shihej duk konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës.

Prokuroria ka shtuar se rasti është iniciuar si “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se përkitazi me publikimin e video incizimit të portalit Nacionale, publikuar me datë 29 janar 2024, me qëllim të ndriçimit të gjitha fakteve dhe rrethanave, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti, që ka të bëjë me persona të përfshirë që shihen në videot e publikuara, përfshirë identifikimin e të gjithë personave, pastaj mbledhjen e provave – video incizimeve të portalit Nacionale, dhe provave tjera relevante që janë të nevojshme për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Gazeta “Nacionale” dje ka publikuar video-incizime ku nënkryetarja e komunës, Dragana Miletiq, shihet duke konsumuar lëndë narkotike.

Njëra prej videoeve duket të jetë realizuar në një nga banjot e objektit të komunës së Leposaviqit.

E në një tjetër video nënkryetarja e Leposaviqit shihet teksa konsumon drogë në zyrat e komunës, bashkë me një tjetër punëtor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori