LAJMI I FUNDIT:

Konsumatorët amerikanë humbasin besimin tek ekonomia

Konsumatorët amerikanë humbasin besimin tek ekonomia
Foto: Ilustrim

Me sa duket, situata e rëndë financiare dhe ngadalësimi i rritjes botërore kanë goditur edhe konsumatorët amerikanë.

Besimi konsumator në SHBA ra edhe më shumë në muajin tetor, ndërsa shqetësimet për kushtet e biznesit dhe perspektivat e punësimit u rritën, përcjell Telegraf.


Indeksi i Besimit të Konsumatorëve u ul në 125.9 pikë këtë muaj krahasuar me vlerën e mëparshme 126.3 pikë gjatë muajit shtator, në një kohë kur ekspertët dhe ekonomistët e bursës prisnin një vlerë prej 128 pikë. Niveli i muajit tetor ishte më i ulëti që nga muaji qershor kur besimi ra në 124.3 pikë.

Drejtori i treguesve ekonomikë në Bordin e Konferencës Organizatore, Lynn Franco, ka theksuar se konsumatorët ndjehen mirë për kushtet e tanishme, por pritshmëritë e ardhshme u ulën dhe konsumatorët shprehën shqetësime për kushtet e biznesit dhe ardhmërinë e investimeve.

Raporti vjen pak para një njoftimi tjetër zyrtar të Rezervës Federale, kur kjo pritet të ulë normat me 25 pikë bazë për herë të tretë gjatë vitit 2019. /Telegrafi/