Konsultime politike mes MPJ-së dhe Katarit

Çështjet aktuale bilaterale në interes të të dy vendeve, si dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit bilateral mes Maqedonisë dhe Katarit, ishin në fokusin e konsultimeve politike. Vëmendje të posaçme, kumtoi MPJ-ja, i ishte përkushtuar bashkëpunimit ekonomik, këmbimeve tregtare dhe tërheqjes të investimeve të drejtpërdrejta në Maqedoni.
Zhurnal njofton se në lidhje me gjendjen e dakorduar, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe punët konsullare, të dyja palët shprehën interes për rrethimin e saj. Në konsultimet e sotme është biseduar edhe për përgatitjet për vizitën zyrtare të Emirit të Katarit, sheiku Hamad bin Kalifa Al Tani, i Maqedonisë është parashikuar për në tetor të vitit 2011, në suaza të së cilës, përveç takimeve me udhëheqësinë më të lartë të vendit, është planifikuar nënshkrim i një numri të madh të marrëveshjeve bilaterale dhe mbajtjen e biznes forumit. /Telegrafi/










































