LAJMI I FUNDIT:

Konsultime politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë

Konsultime politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë

Në Shkup sot u mbajtën konsultimet e para politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe të Gjeorgjisë, të kryesuara nga zëvendësministrat e të dyja vendeve, Andrej Zhernovski dhe Vakhtang Makharobllishvilli.

Delegacionet këmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale mes të dyja vendeve dhe mundësive për avancimin e tyre, gjatë kësaj duke theksuar nevojën e vendosjes së kornizës bilaterale juridike, si bazë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në sferën e ekonomisë.

Siç njoftojnë nga MPJ, të dyja palët kanë konstatuar se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë, në shkurt të vitit 2019, hap mundësi për intensifikimin e dialogut politik dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët, gjatë kësaj duke pasur parasysh prioritetet e përbashkëta të jashtme politike të të dyja vendeve.

Zhernovski, duke folur për perspektivat në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, theksoi se Maqedonia e Veriut bëri progres të madh në dy vitet e fundit, si rezultat i përkushtimit në procesin e reformave.

“Ne mbetemi të përqendruar fuqishëm në rrugën evropiane. Për ne nuk ekzistojnë alternativa të tjera, vazhdojmë të krijojmë rregulla evropiane dhe standarde në punën dhe promovimin e vlerave evropiane. Presim që së shpejti vendet – anëtare të arrijnë koncensus për fillimin e negociatave me shtetin tonë, si valorizim i të merituarit”, theksoi Zhernovski.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Vakhtang Makharobllishvilli, dërgoi urime për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe e përshëndeti progresin gjithëpërfshirës të vendit tonë në procesin e integrimeve euroatlantike, duke shfaqur shpresë se edhe Gjeorgjia do të ketë sukses që ta ecë rrugën e njëjtë drejtë realizimit të prioriteteve të saja të jashtme-politike.

Në kuadër të konsultimeve politike, delegacioni gjeorgjian ishte pritur edhe nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.