LAJMI I FUNDIT:

Konstituimi i Kuvendit do të bëhet në këtë muaj

Konstituimi i Kuvendit do të bëhet në këtë muaj

Koalicioni PAN është i bindur se formimi i Kuvendit do të ndodhë para datës 8 gusht. Madje ata insistojnë se kjo do të ndodhë në pjesën e parë të afatit ligjor për formimin e legjislativit. Mirëpo, këtë nuk po e besojnë njohësit e çështjeve politike. Ata thonë se nuk presin që formimi të ndodhë në korrik.

Sipas tyre, kjo procedurë do të zgjasë e po ashtu edhe krijimi i Qeverisë pasi kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj nuk po arrin t’i mbledhë votat e nevojshme.


Hajdar Beqa, deputet nga koalicioni PAN, ka thënë se formimi i Kuvendit do të bëhet shumë shpejt. “Në bazë të procedurave, formimi duhet të ndodhë në afatin prej 30 ditësh nga dita e certifikimi të rezultateve, por unë mendoj që do të ndodhë para afatit të caktuar.

Konsideroj se do të ndodhë në pesëmbëdhjetëditëshin e parë. Ka mjaft kohë për t’u përgatitur. Duhet që sa më shpejt të krijohen institucionet sepse nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë Beqa./ZËRI/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori