LAJMI I FUNDIT:

Konspiracioni i shekullit: 10 fakte që nuk i dini mbi vrasjen e Kennedy-t (Foto/Video)

Konspiracioni i shekullit: 10 fakte që nuk i dini mbi vrasjen e Kennedy-t (Foto/Video)

Kanë kaluar pothuajse 53 vite që presidenti i ShBA, John F. Kennedy u vra nga Lee Harvey Oswald, në makinën e hapur gjatë një vizite në Dallas. Kennedy ishte 46 vjeç dhe mbi vrasjen e tij, pavarësisht punës së disa komisioneve të ndryshme presidenciale, ka ende shumë hije.

Vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara John Kennedy më 22 nëntor 1963, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më shokuese të shekullit 20. Vrasja e vëllait të tij Robert Kenedi më 5 qershor 1968 i shtohet teorive konspirative. Në të dyja rastet, u akuzua një person i armatosur.


Në të dyja vdekjet pyetjet që shtrohen janë: A ishte një tjetër qitës në kodrën me bar nga ku u vra Lee Harvey Oswald gjatë paradës?

Si mundi të qëllonte qitësi Presidentin nga një distancë e tillë, për më tepër që makina ishte në lëvizje? Gjykata e Lartë e Drejtësisë arriti në përfundimin se Lee Harvey Oswald ishte i vetmi vrasës, por një sondazh i bërë 6 dekada më vonë tregoi se 60% e amerikanëve nuk e besojnë këtë. Lee Harvey Oswald u qëllua për vdekje në një rajon policie në Dallas.

2

Për shumicën dërrmuese JFK, siç e quanin miqësisht, kish qenë viktimë e një komploti.

Është kjo edhe arsyeja që shumë historianë e konsiderojnë 22 nëntorin e 1963 si ditën kur Amerika humbi pafajësinë e saj. Por çfarë dimë realisht për vrasjen e Kennedyt dhe çfarë mund të na surprizojë ende pas gjysmë shekulli? Ja dhjetë aspekte për t’u marrë në konsideratë:

Vrasje presidenciale

Ajo e Kennedyt nuk ishte vrasja e parë presidenciale në historinë e Shteteve të Bashkuara, por e katërta në më pak se dyqind vjet histori. Përpara tij ishin vrarë Abraham Lincoln, James Garfield dhe William McKinley.

Tre goditje apo katër?

Oswald do të shtinte tre herë në një kohë rekord: 6.75 sekonda. Shumë shpejt sipas atyre që nuk kanë besuar kurrë rindërtimit të ngjarjes nga ana e Komisionit Warren, i ngarkuar të hedhë dritë mbi atë ç’ka ndodhi në Dallas. Për në një dokumentar të kanalit CBS është treguar se në fakt është një kohë mjaft e arsyeshme për një qitës të stërvitur: duke vënë në provë 11 persona, ekspertët kronometruan kohën mesatare prej 5,6 sekonda për të shtënë tre herë. Por disa dëshmitarë thanë se dëgjuan edhe një të shtënë të katërt, që mendohet të ketë ardhur nga një kodër e vogël aty pranë. Por në fakt, nuk ka asnjë provë konkrete.

3

Jo vetëm që në 1963 nuk ekzistonte Youtube, por as krijuesit e tij nuk kishin lindur. Kështu pra që Abraham Zapruder, personi që filmoi vrasjen me kamerën e tij amatore, është një pararendës i zhvillimeve teknologjike.

Video më pas u mor nga revista Life për shumën e 150 mijë dollarëve. Ajo u transmetua vetëm pas 12 vjetësh nga rrjeti ABC. Më pas pjesa filmike u kërkua nga qeveria për t’u bërë pasuri e gjithë amerikanëve, dhe familja Zapruder mori një kompensim prej 16 milion dollarësh.

Fjala për historianët

Gazeta amerikane The Atlantic shkruan që duke nisur nga viti 2000, pesë historianë amerikanë që janë edhe pedagogë universitetesh kanë publikuar libra mbi vrasjen e Kennedyt. Është e çuditshme që ta thuash, por plot katër prej tyre hedhin tezën se Kennedy ishte viktimë e një komploti dhe Oswald nuk ka vepruar vetëm. Gerald McKnight nga Hood College pretendon se vrasja mund të jetë kryer edhe me përfshirjen e disa zyrtarëve të inteligjencës amerikane. Dy kolegët e tjerë, David Kaiser dhe Michael Kurtz shkojnë më tej kur bien dakort se gjithë historia është bërë e programuar nga CIA.

Sekretet shtetërore

Si Komisioni Warren edhe familja Kennedy zgjodhën për arkivimin e dokumenteve të vrasjes si sekret shtetëror. Një zgjedhje e diskutuar, pasi nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka përforcuar hipotezat e skeptikëve. Realisht në rrjedhën e viteve janë bërë publike rreth 90% e dokumentave (mbi të gjitha gjatë produksionit të filmit JFK të Oliver Stone). Pjesa e mbetur do të mbetet sekrete deri më 2017, vetëm nëse Presidenti në detyrë nuk vendosë t’i rimbajë sekrete shtetërore…

4

Në një deklaratë nën betim, Delores Nelson, shefi i informacionit në CIA, zbuloi se Agjensia disponon rreth 1100 dokumenta mbi vrasjen që supozohet të mbetën në heshtje deri në vitin 2017. “Asnjë nga këto dokumenta nuk është ekspozuar kurrë për Kongresin e Shteteve të Bashkuara” shkruan Jefferson Morley, gazetar i Washington Post dhe ekspert i shërbimeve sekrete.

Koincidenca

Në makinë me Kennedyn dhe zonjën e parë, atë ditë në Dallas ishte edhe Guvernatori i Teksasit John Connally. Një emër që çuditërisht që do shfaqet në shumë hetime italiane mbi të ashtuquajturën Loggia Massonica P2 . Connally, në vazhdim ministër i thesarit nën presidencën Nixon, ishte mik dhe ushtar i të nderuarit Licio Gelli. Ashtu siç ka shkruar edhe ish-gjykatësi Ferdinando Imposimato në librin Republika e masakrave të pandëshkuara: “është e habitshme, por në historinë tragjike të Kennedyt dhe Aldo Moros gjenden të njëjtët persona, të lidhur me mafian dhe masonerinë si Guvernatori i Teksasit, John Connally, dhe krahu i tij i djathtë Philip Guarino”.

Sondazhet

6

Pas pasojave të vrasjes më 1963, 52% e amerikanëve mendonin se Kennedy ishte viktimë e një konspiracioni. Në vitin 1976, pas luftës në Vietnam dhe Watergate, teoria e komplotit ishte në kokën e plot 81% amerikanëve, transmeton tiranaobserver. Shifra u ul lehtësisht më 2003 gjatë presidencës Bush, ku 3 ndër 4 të intervistuar ishin të bindur se e vërteta e vrasjes së Kennedyt ishte krejt ndryshe nga versioni zyrtar.

Dritarja në shitje

Dritarja e magazinës se librave të Texas School nga e cila Oswald qëlloi në drejtim të Kennedyt u çmontua dhe më pas u vu në shitje nga eBay, ku një blerës misterioz ofroi 3 milion dollarë për ta blerë (por më pas u zbulua se ishte një bllof).

Veshja e Jackie

Veshja e Jackie në ditën e vrasjes u mor si provë nga hetuesit dhe u vu në arkivin kombëtar, aty ku ndodhet edhe sot… pa u larë kurrë.

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori