LAJMI I FUNDIT:

Konsensusi dhe dialogu e forcon Kosovën në dialogun me Serbinë

Konsensusi dhe dialogu e forcon Kosovën në dialogun me Serbinë

Grupi për Ballkan ka lansuar projektin “Avancimi i institucioneve të Kosovës drejt demokratizimit dhe bashkëpunimit rajonal”, me ç’rast u theksua se rruga e vetme për gjitha partitë politike dhe arritja e marrëveshjes me Serbin është përmes dialogut dhe konsensusit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në Kosovë duhet të krijohet një terren i qëndrueshëm që përmes dialogut mes akterëve dhe partive politike të gjinden zgjidhjet për problemet e Kosovës.


Kreu i qeverisë, u shpreh se Norvegjia sikurse vendet tjera e kanë përkrahur Kosovës që të kenë më shumë dialog në Kosovë.

“Norvegjia ashtu sikur disa vende të tjera i kanë përkrahur jo vetëm programet e reja që po i nisim sot, por dhe një tavolinë, po e marr simbolikën e tavolinës duke përkrahur duke përkrahur Ballkan Grup na kanë ndihmuar të jemi bashkë, aktërve politik institucioneve që të kemi një dialog të brendshëm për plotë tema me rëndësi për jetën tonë”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Kurse, nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se ky Grupi për Ballkan është munduar që gjithmonë të ketë dialog të brendshëm në Kosovë.

Haziri theksoi se Kosova ka konsensus për dialog, por ai thotë se ka dallime tek parimet e negociatave që më tutje po i mban anash.

“Në Kosovë ka konsensus të plotë për dialog, Kosovë mungon konsensusi për parimet e dialogut, parimet e negociatave. Nuk kemi asnjë subjekt politik që është në kundërshtim me dialogun. Por, për parimet e negociatave ekziston një dallim që edhe më tutje po na mban të veçuar anash, veçmas LDK-së si parti më e madhe opozitar. Por me besim të madh që të shfrytëzojmë si beneficion e Grupit për Ballkan është mirë të bisedojmë deri sa shtjerren gjitha mundësitë”, u shpreh Haziri.

Ndërsa, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, që njëkohësisht është dhe financuesi i këtij projekti, ka thënë se Grupi për Ballkanin luan një rol të rëndësishëm në Kosovë për të lehtësuar dialogun dhe bashkëpunimin mes partive.

Ambasadori Norvegjisë, kishte dhe një porosi për gjitha partitë politike. Ajo theksoi se Kosova duhet të ketë më shumë konsensus për dialogun me Serbinë.

Sipas tij, dallimet mes partive më shumë do të dobësonte më shumë Kosovën.

“Kosova duhet të ketë më shumë konsensus dhe bashkëpunim mes partive politike në kuadër të dialogut me Serbinë, të krijohen linja komunikimi, jo të gjitha partitë parlamentare duhet të jenë pjesë e delegacionit shtetëror dhe kjo duhet të respektohet. Fragmentimi e dëmton Kosovën në këtë dialog, më shumë konsensus e forcon Kosovën”, tha ambasadori i Norvegjisë.

Kurse, drejtori i këtij grupi, Naim Rashiti është shprehur se me anë të këtij projekti synon të avancoj agjendën Evropiane për Kosovën nëpërmjet forcimit të institucioneve, demokratizimit dhe bashkëpunimit rajonal me pjesëmarrje nga ta gjitha nivelet e shoqërisë.

Sipas tij, ky projekti është dyvjeçar dhe synon përfshirjen e gjerë të akterëve të cilët mund të ndikojnë në bërjen e ndryshimeve, siç janë qeveria, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat.

“Sot lanësojmë një program të ri më mbështetje të qeverisë së Norvegjisë përmes ambasadës së saj në Kosovë. Këto programe që i përmendëm besojmë fuqishëm që janë dhe agjendë e institucioneve të Kosovës. Agjendë e qeverisë, kuvendit e kështu më radhë. Kontributi ynë është kontlipementar me qëllimin e përshpejtimit të këtyre agjendave, rritjes së pjesëmarrjes dhe ofrimit të perspektives nga shoqëria civile dhe segmente tjera të shoqërisë përmes ofrimit të ekspertizës, evokimit gjithë përfshirjes dhe dialogut”, tha ai.

Grupi për Ballkan shpesh herë ka arritur t’i mbledhë gjithë liderët politik për diskutuar për zgjedhjen e problemeve në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori