LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Turp i madh për Haradinajn nëse tërhiqet nga kandidatura për president

Konjufca: Turp i madh për Haradinajn nëse tërhiqet nga kandidatura për president

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar edhe kandidaturën e  Ramush Haradinajt për president.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Ramush Haradinaj do të bënte një “budallallëk” të madh nëse do të tërhiqej nga garimi për postin e Presidentit.


“Nëse e shikon konstalacionin aktual në qeveri do të ishte një turp shumë i madh për Haradinajn nëse tërhiqet nga posti i presidentit ose bënë ndonjë zmbrapsje. Ramush Haradinaj momentalisht është jashtë politikës. Nëse shkohet në zgjedhje AAK gjithmonë i merr 10-11%. Ajo ka qenë gjithmonë në këto kuota dhe askush nuk e shantazhon me shkuarjen në zgjedhje të reja. Por atyre tjerëve nuk iu konvenon shkuarja në zgjedhje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se AAK nuk ka asnjë arsye për ta votuar një president nga PDK-ja pasi sipas tij nuk kanë asnjë arsye.

Konjufca thotë se nuk përjashtohet bashkëpunimi me AAK nëse vjen momenti kur rrezikohet Kosova.

Ish-ministri i Jashtëm thotë se janë disa mundësi që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

“Janë disa pazare që mund të bëhen. E para mund që LDK-ja të heq dorë nga pozita e kryeministrit. Me Hotin kjo nuk është e vështirë. Tjetra është që Veseli ta votojë Haradinajn për President. Dhe e fundit që është më pak e mundshme, AAK ta votoja pa kushte një president të PDK-së”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori