LAJMI I FUNDIT:

Konjufca thotë se “Zajedinca” u riaktualizua: Me një kryeministër ‘kukull’, s’duhet të kemi marrëveshje me Serbinë

Konjufca thotë se “Zajedinca” u riaktualizua: Me një kryeministër ‘kukull’, s’duhet të kemi marrëveshje me Serbinë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka thënë se Kosovës i duhen zgjedhje të reja që të mos ketë pasoja nga marrëveshjet me Serbinë.

Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje në pesë vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) tha se “me një kryeministër kukull siç është Avdullah Hoti, Kosova nuk duhet të shkoj në bisedimet me Serbinë, pasi siç tha ai përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë asnjë platformë konkrete”.

Sipas tij, politikanët janë të etur për pushtet pasi po “kacagjelohen”, për pozitën e presidentit e nuk ju intereson për dialogun me Serbinë.

Nëse shkohet në Washington me këta përfaqësues aktual sipas Konjufcës, Kosova do të ketë pasoja fatale.

“Ky kryeministër kukull merr vendime në dëm të Kosovës. Janë të rëndësishme zgjedhjet pasi ato janë legjitimiteti juridik. Kështu nuk shkohet përpara për shkak të etjes për pushtet. E shihni tash çka ndodh? ‘Kacagjelosen’ për pozitën e presidentit, përderisa Kosovës mund t’i ndodh diçka në dialog, e ata shikojnë se kush do ta marr pozitën e presidentit të Kosovës. LVV mendon që kjo është një gjendje shumë e pafavorshme, pasi faza finale s’duhet të ndodh në këto kushte që është Kosova. Me një kryeministër kukull siç është Hoti fare s’duhet të kemi marrëveshje… Konsiderojmë se pa u bërë zgjedhjet e reja në Kosovë, këto të gjitha mund të jenë jo vetëm eksperimente, por mund të jenë dhe me pasoja fatale për Kosovën”, ka thënë ai.

Konjufca po ashtu theksoi se në LDK dhe partitë e PAN-it janë dy lloje të politikanëve.

“Fatkeqësisht në LDK dhe partitë e PAN-it, janë dy lloj të politikanëve, ata që janë pro ‘Zajednicës’ dhe të shkëmbimit të territoreve. Vetëm këto dy projekte janë në tavolinë të tyre. LVV mendon që këto dy projekte do duhet të kundërshtoheshin nga qeveris dhe çdo përfaqësues që shkon në dialog me Serbin dhe e përfaqëson Kosovën. Edhe shkëmbimi dhe Zajednica janë sinonim i ndarjes së Kosovës. Projekti për ndarjen e Kosovës nuk është i djeshëm, por i moçëm”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori