LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takon ambasadorin Markusz: Hungaria mbetet përkrahëse e parezervë e Kosovës

Konjufca takon ambasadorin Markusz: Hungaria mbetet përkrahëse e parezervë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve respektive.

“Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e deritashme të Hungarisë për Kosovën në shumë fusha, si implementuese e projekteve të Bashkimit Evropian, përfshirë Projektin e BE-së të Binjakëzimit 2016 -2018.

Konjufca theksoi se përvoja e çmuar e raporteve të Kuvendit të Kosovës me Parlamentin e Hungarisë, paraqet modelin e duhur që Kuvendi ynë po e ndërton me shumë parlamente të tjera në botë.

Duke vënë në pah prioritetet e vendit, kryeparlamentari Konjufca tha se mirëpret thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet me Hungarinë, si përkrahëse e parezervë e prosperitetit në Kosovë, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes së saj euro-atlantike”, thuhet në njoftim.

Ambasadori i Hungarisë, Markusz, pasi uroi kryetarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy shteteve.

Ai siguroi kryetarin e Kuvendit se shteti i tij do të jetë mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës për anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, proceset e saj integruese, si dhe zhvillimin ekonomik.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori