LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Serbia vazhdon të jetë e njëjtë – kriminelët nuk u dënuan por u shpërblyen me poste

Konjufca: Serbia vazhdon të jetë e njëjtë – kriminelët nuk u dënuan por u shpërblyen me poste

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është shprehur se masakrat e kryera në Kosovë janë akte të gjenocidit mbi popullin dhe civilët.

“54 vetëm këtu në Poklek janë ekzekutuar prej ushtrisë, policisë dhe forcave paramilitare të Serbisë. Pot, sot 24 vite më parë 128 civilë në përgjithësi në Kosovë janë vrarë prej shtetit serb. Dhe ne jemi këtu për të kujtuar ata që ranë për Kosovën. Është ditë e dhimbjes, por edhe krenarisë, për arsye se pikërisht falë këtij gjaku të derdhur të popullit të Kosovës dhe sakrificave të panumërta që ne i kemi bërë si popull dhe si shoqëri, jemi çliruar dhe ka ardhur liria e Kosovës për popullin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.


Madje sipas tij, gjeneralët e ushtrisë e oficerët kanë bërë karrierë të lirë ushtarake, duke bërë kështu që të mendësia e udhëheqësve të atëhershëm dhe atyre aktual të mos ndryshojë.

“Masakra e Çikatovës e Poklekit dhe të gjitha masakrat e që Serbia i ka bërë në Kosovë e tregojnë qëllimin e vërtetë që ky shtet e ka pasur ndaj popullatës tonë, e qëllimi ka qenë shfarosja edhe zhdukja e kombit tonë, me qenë se nuk janë kursyer as fëmijët. Kjo tregon që të gjithë janë vrarë vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare, për shkak se kanë qenë shqiptarë. Serbia është prej shteteve e cila më së shumti ka shkaktuar viktima në Ballkan, gjatë viteve 90-ta e më së paku është dënuar si shtet. Strukturat e saja të larat ushtarake, policore të inteligjencës dhe të shtetit të cilat kanë qenë segmentet kryesore qe e kanë organizuar gjenocidin edhe në Bosnje edhe në Kosovë, fare pak janë dënuar”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori