Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, publikuar më 12 tetor 2022.
Konjufca e njoftoi ambasadorin Szunyog përkitazi me punën e deritashme, arritjet, planet dhe sfidat e Legjislaturës së VIII-të, teksa ka përmendur përmbushjen e konsiderueshme të agjendës legjislative, pastaj miratimin e Rregullores së re të Punës, pas më shumë se një dekade përpjekjesh, si dhe miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, që prej kohësh nuk kishin arritur të miratoheshin.
“Është e rëndësishme të theksohet fakti se Kuvendi vetëm gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka arritur të miratoi 87 ligje, shifër kjo më e larta e arritur gjatë një sesioni, tha Kryetari i Kuvendit”, thuhet në njoftimin për media.
Duke folur për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, Konjufca vlerësoi se dokumenti në fjalë pasqyron progresin e arritur si asnjëherë më parë dhe po ashtu shërben si udhërrëfyes për institucionet tona shtetërore që të angazhohen edhe më shumë në përmbushjen e detyrave, sidomos në ato fusha ku mund të bëhet më shumë.
“Tutje, Kryetari i Kuvendit njoftoi se ditëve në vijim do t’i shqyrtojnë dhe analizojnë gjetjet e Raportit dhe përmes një plani të posaçëm veprimi do t’i adresojnë të gjitha të gjeturat, duke thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës është i përkushtuar për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron