LAJMI I FUNDIT:

Konjufca ngushëllon familjen e kompozitorit Beqiri

Konjufca ngushëllon familjen e kompozitorit Beqiri

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit, mjeshtrit dhe kompozitorit të shquar shqiptar, Fahri Beqiri.

Në telegram thuhet se profesor Fahriu ishte autor i veprave të shumta monumentale muzikore, përfshirë edhe simfoninë antologjike “Skënderbeu”.


“Profesor Fahriu nuk do të jetë më i pranishëm fizikisht, por do të mbetet i paharruar në mesin tonë me shpirtin e tij të madh fisnik e artistik dhe me trashëgiminë e pashterur artistike që ka lënë pas”, thuhet në telegram.

Më poshtë telegrami i plotë:

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, mjeshtri të shquar dhe kompozitorit të madh shqiptar, Fahri Beqiri. Profesor Fahriu, gjatë punës së tij gjysmëshekullore akademike, krijuese e artistike, edukoi breza të tërë studentësh dhe u shqua si autor i veprave të shumta monumentale muzikore, përfshirë edhe simfoninë antologjike “Skënderbeu”.

Në letërnjoftimin artistik të profesor Fahriut, ndër të tjera, hyn edhe kontributi i tij i çmuar në ansamblet “Shota”, “Ramiz Sadiku” e “Kastriotët” dhe themelimi i festivaleve të njohura “Akordet e Kosovës” e “Kosovarja Këndon”.

Profesor Fahriu nuk do të jetë më i pranishëm fizikisht, por do të mbetet i paharruar në mesin tonë me shpirtin e tij të madh fisnik e artistik dhe me trashëgiminë e pashterur artistike që ka lënë pas.

Po ashtu personaliteti dhe vepra kolosale e profesor Fahriut do të mbeten një monument i çmuar dhe trashëgimi vlerash të spikatura kombëtare për ne dhe për brezat e ardhshëm.

Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbarë komunitetin artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori